Categories: Uncategorized

Gazetari i njohur: Pse çuditeni nga vendimet e Ramës, ja pse nesër dalin gratë e jo burrat

Nga Denis Dyrnjaja:

Pse çuditeni?!

Të lidhura

None found

Qeveria vendosi që nesër të dalin në ajrim gratë dhe fëmijët. Që kur sheh fashon e njerëzve që lejohet të dalin, kupton që vendimi nuk është i qeverisë, as i ndonjë grupimi brenda saj, por është një vendim ekskluziv i Kryeministrit, i zbatuar në rreshtore.

Ai ka menduar dhe vendosur se të parët duhet të dalin pensionistët, ai ka menduar edhe se të dytët në radhë duhet të jenë gratë dhe fëmijët se me demek burrat presin dhe se duhet të presin se ata janë rradha e fundit sipas asaj që Rama ka shfaqur me dhjetëra herë në qëndrimet e tij publike.

Është e njëjta mendësi kur ai shpërndan certifikatat e legalizimeve. Burrat që shkojnë për të marrë tapinë duhet të përballojnë edhe një tallbythje publike, gati-gati diskriminuese si sforco të fundit para se të pajisen me letrën e hipotekës.

Është krijuar idea qe burri shqiptar (pra mashkulli) është një stereotip, pijaneci, dembeli, thuajse një njeri që përton edhe të mendojë. Pra nëse e sheh në këtë prizëm vendimi i Ramës duket normal, por çështja është që ai bëhet i anormal për shkak se është subjektiv, i ndërtuar mbi një perceptim dhe mund të jetë dy herë gabim nëse ky perceptim ndërtohet me qëllim. Psh një burrë (baba) i ve që i ka vdekur bashkëshortja nuk mund t’i nxjerrë nesër fëmijët sepse kryeministri nuk e ka menduar dot edhe këtë opsion e shumë të tjerë si ky.

Se nuk mund ta mendojë se afër mendsh udhëheqësi sado vizionar qoftë, nuk është as gjeni, as kompjuter që të mendojë të gjitha opsionet e duhura ndaj vendimet çalojnë, sepse nuk janë kolegjiale e të menduara mirë. Por kjo nuk është ndërkohë risi për mendësinë e udhëheqësisë sonë, pra nuk është e para herë në histori që udhëheqësi vendos.

Kështu ka qenë ngahera, e kështu do të vazhdojë të jetë përsa kohë identifikohet dhe idealizohet lideri me gjithë vendimmarrjen e shtetit. Ky është problemi që trashëgojmë se ndërrojmë emrat dhe iu ngremë kultin e individit. Ua ngremë pa ardhur në pushtet dhe pastaj pushteti për udhëheqësin është herë si tekë, herë si shërbim, herë si qokë e herë si experiment. Mos u çuditni, kështu ndodh me një kryetar qeka një copë parti, mendo pastaj t’i japësh atij të drejtojë një qeveri.

të fundit

Berisha kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zyrtarëve përgjegjës pas vrasjes në Pejë

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të gjithë zinxhirit të përgjegjësisë institucionale pas rastit në Pejë,…

2 minutes ago

Presidentja Shiroka-Pula rikthen në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, ja arsyetimi

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke u mbështetur…

3 minutes ago

Shiroka-Pula përshëndet fitoren e dy deputetëve shqiptarë në zgjedhjet e Serbisë

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për fitimin e dy mandateve në Kuvendin e Serbisë,…

3 minutes ago

SHBA-ja mund të nisë sulme të gjera ndaj Iranit brenda 96 orëve pas urdhrit të Trumpit

Forcat amerikane të dislokuara në Lindjen e Mesme janë të përgatitura për të nisur operacione të reja ushtarake, potencialisht në…

5 minutes ago

Friedrich Merz përshëndet rizgjedhjen e Lula da Silvës dhe kërkon forcimin e lidhjeve Gjermani–Brazil

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka uruar Luiz Inácio Lula da Silvën për rizgjedhjen e tij si president i Brazilit, duke…

6 minutes ago

Holanda synon të reduktojë 25 mijë vende pune në administratën publike për të kursyer 3.5 miliardë euro

Holanda planifikon të shkurtojë rreth 20% të vendeve të punës në sektorin publik gjatë dekadës së ardhshme, në një përpjekje…

6 minutes ago