Categories: Uncategorized

Gazeta italiane: Si fitoi Shqipëria dhe Greqia me Covid-19

Gazeta e përditshme italiane “Corriere Della Sera”, në një shkrim me titull “Koronavirusi në Evropë: pse Rumania, Bullgaria, Shqipëria dhe Greqia kanë pasur më pak vdekje“, analizon shpërthimin e pandemisë në Evropë dhe veçon këto shtete për atë që ajo e quan ndoshta një çështje fati në përballje me koronavirusin.

Nga të dhënat dhe shifrat e këtyre vendeve, gazeta shkruan se del që në Evropë vendet që zakonisht konsiderohen më të dobëta, kanë fituar ndaj virusit. Kanë fituar më pak të pasurit dhe më të varfërit.

“Rumania, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Hungaria ose Sllovakia kanë pasur, në proporcion me popullsinë, shumë më pak dhe shpesh më pak se një e dhjeta e vdekjeve, të vendeve të Evropës së pasur, si Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Danimarka, Britania e Madhe. Kishin shumë më pak infeksione, ata arritën të kontrollojnë kurbën e epidemisë dhe ta përkulin atë më herët”.

Por a janë këto të dhëna një çështje fati? Corriere Della Sera shrkuan se ndoshta edhe kjo mund të jetë.

Por jep edhe një tjetër aspekt: “Ndoshta më pak njerëz që mbartnin virusin, u transferuan në rajonet qendrore dhe lindore të Evropës, në javët vendimtare të janarit dhe shkurtit”.

“Disa të dhëna sugjerojnë se ekziston edhe diçka tjetër: ato vende ishin më modeste në sjelljen e tyre, sepse ishin më të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre shëndetësore. Kjo është arsyeja pse ato nuk i morën me lehtësi sinjalet që vinin nga Italia dhe Spanja dhe vendosën të zbatojnë regjime më të rrepta të bllokimit, duke e bërë këtë më herët dhe me më rigorozitet. Ata e dinin që nuk mund të merrnin rreziqe perballe pandemise.

Duke parë “Indeksin e Përgjigjes” të Universitetit të Oksfordit, e cila percakton me 1 pikë shtetetotalisht te hapura dhe me 100 pike mbylljen e tyre totale – në mes të marsit grupi i vendeve më të varfëra kishte lëvizur tashmë, për të kufizuar perhapjen e virusit, në bazë të asaj që po ndodhte në Itali.

Shqipëria ishte në indeksin 84 të mbylljes, Sllovakia 71, Rumania 67, Polonia 60, Hungaria 59, Greqia 57. Vendet më të pasura dukeshin më të qeta (Gjermania me indeksin 37, Franca 50, Belgjika 53, Britania e Madhe 11, Zvicra 46, shkruan panorama.

Një shtrëngim i mbylljeve në pothuajse të gjithë Evropën Perëndimore do të vinte vetëm në fund të marsit, dhjetë ditë më vonë, kur tashme ishte e qartë se epidemia nuk ishte vetëm një problem vetem per Italinë apo Spanjën. Ishin dhjetë ditë fatale, të cilat mund të kushtonin dhjetëra mijëra vdekje”, theksohet ndër të tjera në shkrim.

të fundit

Netanyahu paralajmëron ofensivë të re në Gaza: Nuk ka armëpushim me Hamasin, banorët mund të largohen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se shpresat për një armëpushim të pjesshëm dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga…

10 minutes ago

Luis Enrique merr përsipër vendimin për të përjashtuar Donnarumma-n: S’i përshtatet tipit tim të lojës!

Vigjilja e finales së Superkupës së Europës ka dalë në plan të dytë pas vendimit që mori ditën e djeshme…

10 minutes ago

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pasi flakët dolën nga kontrolli, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku…

38 minutes ago

Champions League 2025-2026/ Rangers kualifikohet në turin e katërt paraeliminator, Bajrami aktivizohet në të 87’

Rangers i Nedim Bajramit ka siguruar kualifikimin në turin e fundit paraeliminator në rrugëtimin drejt fazës finale të Champions League…

42 minutes ago

Një dashuri që nuk fshihet më/ Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

56 minutes ago

Banesa dhe stane të djegura në Lekël të Tepelenës, shp*rthejnë dy b*mba të L*ftës së Dytë Botërore

Shumë vatra zjarri në vend kanë sjellë situatë alarmante në zona të ndryshme të Shqipërisë ndër të cilat edhe flakët…

1 hour ago