Turqia është një ndër vendet e prekura nga COVID-19 ku deri më tani sipas WorldMeter, ka 34,109 të infektuar dhe 725 vdekje.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është shprehur se “Turqia në pandeminë COVID-19 është një prej vendeve më të përgatitura falë ndryshimeve dhe transformimeve që ka bërë në 18 vitet e fundit, shkruan Anadolu Agency.
Në paketën e kiteve higjienike që janë përgatitur për t’u shpërndarë falas për qytetarët 65 vjeç dhe më lart nën koordinimin e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë në kuadrin e masave kundër COVID-19, është përfshirë edhe një letër që presidenti Erdoğan ka shkruar duke iu drejtuar qytetarëve.
Në letrën e tij Erdoğan thekson se si vend ndodhen në një luftë kombëtare kundër koronavirusit që është bërë një pandemi dhe se shteti ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka mobilizuar të gjitha mundësitë kundër pandemisë që kërcënon shëndetin e popullit.
“Turqia në pandeminë e COVID-19, është një prej vendeve më të përgatitura falë ndryshimeve dhe transformimeve që ka bërë në 18 vitet e fundit.
Sot është e pranishme një Turqi e cila ka vendosur në veprim sistemin më të fuqishëm në botë të sigurimeve shëndetësore, i cili ka ndërtuar spitalet më moderne dhe një Turqi që bota e merr shembull.
Krahas kësaj kemi një ushtri të madhe shëndetësore, të përbërë nga 490 mijë personel shëndetësor përfshirë 165 mijë mjekë dhe 205 mijë infermierë si dhe një personel mbështetës prej 360 mijë personash”,- thekson presidenti turk.
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…
NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…
Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…
Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…