Categories: Uncategorized

Fundjava në shtetrrethim! Zbulohen 9 qytetet ku do të ketë lehtësira javën tjetër

Shqipëria do të jetë në shtetrrethim edhe këtë fundjavë.

Të gjithë shqiptarët do të jenë të mbyllur në shtëpitë e tyre duke nisur nga sot ora 17:00 deri të hënën ora 05:00.

Të lidhura

None found

Ndërkohë nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë lëvizje të përshkallëzuar në një sërë qytetesh.

Në zonat ku nuk ka persona të infektuar do të ketë lehtësim të masave shtrënguese.

“E shtuna e diela do të jetë e njëjta gjë si një javë më parë. Të gjithë në shtëpi pa përjashtim pervec atyre që jan╒ të. Jemi në siutatë pozitive por kjo përmbyset sa hap e mbyll sytë nëse lëshohet” u shpreh kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në facebook

Nga lehtësimi do të përjashtohet Tirana e Durrës si dhe nuk do të hapet në asnjë mënyrë transporti publik nga një zonë në tjetrën.

“Do të bëjmë lëvizje të përshkallëzuar nga fillimi i javës tjetër në një sërë zonash të vendit do të kemi relaksim më të madh se në Tiranë, Durrës e zona të tjera me rrisk më të madh.

Nuk do të hapet në asnjë mënyrë transporti nga një zonë në zonën tjetër nga një qytet në tjetrin në asnjë mënyrë dhe për disa ditë dhe javë. Të jemi të qartë por do të lejohet lëvizja në disa zona që kanë rrisk të ulët.”

Qytetet që do të kenë lehtësira të lëvizjes

Ministria e Shëndetësisë do të publikojë urdhrin e detajuar lidhur me zonat jeshile ku do të bëhet një përshkallëzim të hapjeve dhe do të pilotohet një hapje më e relaksuar, shkruan Oranews.

“Do të ndiqet dinamika e numrave për të parë nëse do të kemi zinxhir infeksioni nëse do të jetë i natyrshëm por kjo nuk do të thotë se do të dalim të infektojmë njëri tjetrin por nuk do të habiteni nga fakti që do të kemi rritje të numrave duke u hapur. Me rëndësi është të ruajmë shumë fort prindërit dhe ata që kemi të sëmurë dhe të respektojmë fort rregullat” u shpreh Rama.

Qyett

-Qarku Gjirokastër

-Qarku Dibër
-Bashkia Divjakë
-Bashkia Sarandë
-Bashkia Konispol
-Bashkia Himarë
-Bashkia Pogradec
-Bashkia Përrenjas
-Bashkia Librazhd

Ku konsistojne lehtesirat?

-Lëvizja fshat- qytet do të jetë shumë më e relaksuar dhe dalja në këmbë të jetë më e relaksuar.
-Pensionistët do të kenë fashën e tyre në mëngjes, të tjerët në shtëpi.
-Pastaj pensionistët në shtëpi të tjerët mund të dalin.
-Prindërit me fëmijë jo më shumë se një fëmijë
-Të rinjtë të dalin por ndalohen pikniqet dhe grupet.

Kur do lirohet lëvizja e automjeteve?

Edi Rama: Lëvizja me automjet privat jo për punë do të lirohet kur të jemi më të sigurtë. Do ta kemi të lirë për një fashë të caktuar orare jo vetëm për punë në ato zona kur do të pilotojmë një hapje më të madhe për të parë efektet e për të parë a do të rritet dhe si si do të rritet vala.

Kreu i qeverisë shqiptare është koshient që kontrollet policore janë të pamjaftueshme ndaj kërkoi respektimin e rregullave. Më herët në facebook ai paralajmëroi ndjekje penale për të riun që infektoi prindërit, por në deklaratë live bëri thirrje për ndërgjegjësim.

të fundit

Hasani: Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë ndryshimet në Serbi dhe të kërkojnë hetim për pasivizimin e adresave

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

9 minutes ago

Publikohen formacionet e Malisheva – Feronikeli 74, këto janë zgjedhjet e Rexhës dhe Berishës

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…

12 minutes ago

Po bëni gabim të madh që po merreni me mua”, Nichi i drejtohet Fuegos

Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…

22 minutes ago

Alba Pollozhani akuzon Arlinda Morinën dhe Edonit Elshanin për përdorim të paautorizuar të imazhit, paralajmëron padi

Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…

23 minutes ago

LSDM sulmon ish-kreun Branko Cërvenkovski: E akuzon për bashkëpunim me OBRM-PDUKM-në dhe ZNAM-in

Partia opozitare LSDM ka dalë me qëndrim kundër ish-kryetarit të partisë, Branko Cërvenkovski.Në një komunikatë partiake, drejtuesit e LSDM-së kanë…

23 minutes ago

Videoja romantike e Kejsi Borrit ngjall dyshime për lidhje, por zbulohet e vërteta

Kejsi Borri është përfshirë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje ku shfaqet në momente…

23 minutes ago