Categories: Uncategorized

Fuga: Nuk është çështje teze, maturantët nuk i dëgjon askush

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me protestat e maturantwve duke thwnw një problem më shumë social, se sa një problem me hartimin e provimeve.

Ky ngërç që është krijuar, ku ka detyruar maturantët të dalin në protestë, tregon qartë bllokimin e komunikimit të brezave të rinj me shoqërinë.

Fuga tha pwr Ora newsse mungon komunikimi i nxënësve me mësuesit apo drejtorët e shkollave për një problem të tyren.

Fuga: Në një tezë nuk është mirë që të ketë gabime të tilla në shtrimin e pyetjeve si që bëjnë të pamundur përgjigjen. Siç ishte rasti i asaj pyetjes për vazhdimin e rrëfimit ku personazhi ishte i famshmi “Turi”. Mund të ndodhin të tilla raste. Problemi kthehet nga një problem teknik në një problem social. Këta maturantë në momentin që duhet t’i kushtojnë të gjithë kohën e tyre për studime sepse është jeta e tyre. Ata duhet të marrin përgjigje nga ministria dhe nga ne njerëzit e rritur vetëm nëse dalin në shesh duke bërtitur.

Të vijë puna që vetëm për një gabim në test të ketë një ballafaqim me policinë që të mbrojë institucionet dhe nxënësit të dalin e të ulen në shesh e të shkruajnë pankarta, kjo është anormale. Ata nuk kanë gjuhë tjetër. Një problem shumë i madh është të jesh një 17 vjeçar, të duash të thuash padrejtësinë tënde dhe askush mos të dëgjojë. Mos të dëgjojë mësuesi, drejtori apo një këshillues në shkollë dhe je e detyruar të shkosh direkt në institucion tek ministria. Kjo tregon që është bllokuar komunikimi i brezave të rinj me shoqërinë për çështje që atyre u intereson.

Së dyti, kjo nuk është një çështje e tezës. Unë jam i interesuar nga ky problem social. Kur pashë tezën u zhgënjeva shumë. Më konfirmon shumë informacione që maturantët m’i kanë dhënë. Kjo çështje e tezës shpreh një pakënaqësi të madhe të maturantëve të cilët flasin për padrejtësira, pamundësi për të gjetur rrugën e tyre atje ku ata dëshirojnë për studime.

të fundit

Nis protesta e “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë, aktivistët përplasen me policinë (VIDEO)

Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e…

29 minutes ago

Gazment Bardhi: Të mblidhet Këshilli i Mandateve, Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deklaron se Këshilli i Mandateve…

37 minutes ago

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja (EMRI)

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…

1 hour ago

Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit

Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…

1 hour ago

Festivali i Këngës në RTSH, njihuni me 23 këngëtarët që garojnë në natën finale (LISTA)

Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…

2 hours ago

Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO)

Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…

2 hours ago