Categories: Uncategorized

Fshatrat në harresë, agjensia e bujqësisë bën gati 180 milion lekë për të marrë 6 fuoristrada luksoze

Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural, (AZHBR) duket se do ta zgjidhë mirë qesen në javët në vijim për të marrë me qira gjashtë fuoristrada luksoze, prodhim i vitit 2019 me zero kilometra.

Siç pasqyrohet në dokumentet e tenderit të njoftuar nga AZHBR në Agjencinë e Prokurorimeve Publike, agjencia shtetërore që ka në fokus mbështjetjen e fermerëve me grante, ka venë në dispozicion jo pak por 181 milionë lekë të vjetra për gjashtë fuoristradat, njëra prej të cilave duhet të plotësojë disa kushte specifike dhe duket se bëhet fjalë për një “makinë shefi”.

Kompanitë kanë kohë deri më datë 18 gusht për të dorëzuar ofertat e tyre për gjashtë fuoristradat luksoze të AZHBR-së, ndërsa kontrata do të zgjasë dy vite.

Kështu, referuar fondit limit, AZHBR tregohet e gatshme të paguajë më shumë se 1 mijë euro në muaj për dy vjet me radhë për secilën makinë.

Përllogaritet që AZHBR të paguajë rreth 25 mijë euro për secilën makinë për vetëm dy vjet, ndërkohë që nëse do t’i blinte këto fuoristrada ato mund të përdoreshin për një kohë më të gjatë se 24 muaj siç parashikon kontrata.

Sipas kushteve të vendosura nga AZHBR, njëra prej fuoristradave duhet të ketë specifika të ndryshme krahasuar me pesë të tjerat.

Ajo duhet të ketë shpejtësi minimale 180 km/h, kambio automatike, xhama me nuanca, ndezje pa çelës, etj.

Ndërkohë që shpenzohen shuma marramendëse për makina luksoze, AZHBR ka skualifikuar një numër të madh fermerësh nga lista e përfituesve të mbështetjes financiare për shkak të mbarimit të fondit.

Fondi u shtua sëfundmi, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me fermerët, ndërkohë që në javët në vijim do të shpallet edhe kompania fatlume që do t’i ofrojë me qira AZHBR-së 6 fuoristradat luksoze kundrejt dhjetra milion lekëve. /abcnews.al

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago