Categories: Uncategorized

Frikë nga koronavirusi, Ministria e Brendshme pezullon aplikimet për dokumente biometrike

Koronavirusi ka dhënë alarmin në Shqipëri, ku ka shkaktuar edhe viktimën e parë në Durrës.

Ministria e Brendshme njofton se për shkak të përhapjes së koronavirusit pezullohen aplikimet për dokumente biometrike dhe pritja e qytetarëve në ZSHQ.

Të lidhura

None found

Njoftohet se të vetmet që nuk do të pezullohen janë kallëzimet në polici, madje dhe në këto raste sugjerohet që në këto raste kallëzimet të bëhen me shkrim.

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Brendshme njofton:

Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë. Telefono MB – 0694134779
Përjashtohen nga ky ndalim vetëm rastet e kallëzimeve që qytetarët bëjnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

Sugjerohet edhe në këto raste kallëzimet të bëhen me shkrim. Telefono 112 ose denonco në Komisariatin Dixhital!
Pezullohet aplikimi i qytetarëve për karta identiteti dhe pasaporta deri në datë 03.04.2020.

Të gjithë aplikimet, kërkesat apo ankesat e qytetarëve do të pranohen vetëm në rrugë elektronike në adresat e institucioneve përkatëse. Për shërbime online drejtohu tek e-albania.

Ministria e Brendshme siguron qytetarët se shërbimet do të vijojnë të ofrohen në rrugë elektronike dhe në të njëjtën kohë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme për sigurinë e përbashkët.

të fundit

“Shitet qeveria, jo Shqipëria!”/ Protesta e 98-të mbyllet para Kryeministrisë me kërkesa për dorëheqjen e Ramës dhe arrestimin e Ballukut

Pas marshimit masiv përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugëve të kryeqytetit, dita e 98-të e qëndresës popullore është përmbyllur…

51 seconds ago

Përmbysje në fund, Roma mposht Atalantën dhe ngjitet në vendin e parë

Roma ka marrë një fitore dramatike 2-1 ndaj Atalantës, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe duke u…

1 minute ago

Mitsotakis prezanton masat ekonomike për 2027: 400 euro për pensionistët, rritje pagash dhe lehtësi fiskale

Një paketë të re masash ekonomike, që prek pensionistët, punonjësit, fermerët, familjet me fëmijë dhe bizneset shpalli mbrëmjen e së…

14 minutes ago

Barcelona e mbylli në heshtje marrëveshjen për Anthony Gordonin

Barcelona ka ndjekur një qasje më diskrete gjatë afatit kalimtar të verës, me drejtorin sportiv Deco që ka punuar në…

14 minutes ago

Kongresi amerikan mund të vendosë ndalim të përhershëm për automjetet kineze

Prodhuesit kinezë të automjeteve ende nuk kanë shitur asnjë automjet inteligjent të lidhura me rrjet në SHBA, por industria amerikane…

18 minutes ago

Automjetet elektrike zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregut gjerman

Automobilët elektrikë po bëhen shumë të preferuar tek blerësit gjermanë: pothuajse një nga tre automjetet e regjistruara për herë të…

18 minutes ago