Categories: Uncategorized

Frika nga koronavirusi sjell italianët në Shqipëri, flet i riu: Po vij për të bërë dhëmbët!

Shqiptarët që jetojnë në itali dynden të kthehen në atdhe ndërsa një nga arsyet kryesore është edhe përhapja e epidemisë së koronavirusit në vendin fqinj.

Në pikë e kalimit në Brindisi janë shënuar këto ditë radhë të gjata udhëtarësh, pasi ka shumë pasagjerë në pritje të imbarkimit për t’u nisur drejt Vlorës.

Udhëtarët ankohen për vonesa të mëdha që u duhet të durojnë në terminalin e Brindisit. Ata shprehen se kanë mbi 4 orë që presin në temperatura të ulëta.

Janë Italianët ata që me tone më të ashpra dënojnë vonesat e shkaktuara në port të cilët thonë se po shkojnë në Shqipëri për shërbime dentare, ndërsa akuzojnë shtetin italian për burokracira.

“Jam nga Brindisi, po shkoj në Shqiperi, kemi 3 orë e gjysëm që po presim në të ftohtë, në 11 na thanë që do bëhet imbarkimi. Nuk është hera e parë që ndodh, mua më ka ndodhur dy herë, po na trajtojnë si dele.

Është mëkat, këtu ka të sëmurë, të moshuar dhe fëmijë, e tmerrshme. Po rrimë jashtë, nuk ka një vend ku të presim, ska sallon, apo një vend të mbyllur, është ftohtë, mezi po durojmë.

Kemi që në oren 11, tani është 1 e gjysëm, të paktën sot temperaturat nuk janë aq të ftohta sa herët e tjera por sërish është shumë ftohtë.

Na thonë vetëm të presim. Janë të ç’organizuar, politikanët e kanë shkatërruar këtëqytetin, tani po shkatërrojnë edhe portin. Kam këtu që në orën 10, shumë orë në pritje, po na paralizohen këmbët, po shkojmë në Vlorë për të bërë dhëmbët”, tha një shtetas italian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Italia është duke përjetuar një situatë alarmi ditët e fundit sa I përket rasteve te shtuara të personave të prekur nga koronavirus.

Një arsye kjo që po kthen masivisht në atdhe edhe shqiptarët që jetojne në Itali. sa I përket situatës në fjalë shqiptar por edhe italian shprehen se janë të trembur, kanë frikë për vete dhe për fëmijet. /

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

33 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

1 hour ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

1 hour ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago