Categories: Uncategorized

Frika nga koronavirusi e detyron këtë shtet evropian të mbyllë kufijtë

Hungaria do të mbyllë kufijtë për të huajt më 1 shtator, për të ndalur rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus, derisa hungarezët që kthehen nga vendet tjera duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës, ka thënë, Gergely Gulyas, shef i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban të premten.

Gulys ka thënë se shtetasit hungarezë mund të largohen nga karantina 14-ditore vetëm nëse ofrojnë dy teste negative për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Përjashtime për ndalim të hyrjes do të ketë për personelin ushtarak, udhëtimet humanitare si transit, si dhe udhëtimet diplomatike.

Gulyas ka thënë se qeveria është duke konsideruar një varg masash sesi do të lejohen tifozët që të marrin pjesë në ndeshjen e futbollit në mes të Bayern Munich dhe Sevillas në Budapest më 24 shtator.

“Numri i të infektuarve është rritur dhe shumica prej tyre vijnë nga shtete e huaja”, ka thënë Gulyas përmes një konference për media.

Ai ka thënë se kufizimet janë të domosdoshme, në mënyrë që fëmijët të kthehen në shkollë javën e ardhshme, si dhe për mbrojtje të njerëzve dhe ekonomisë.

Të premten, Hungaria ka regjistruar 132 raste të reja të të infektuarve, njeherësh numrin më të madh prej pikut të pandemisë.

Hungaria ka në total 5,511 raste të infektimit dhe 614 viktima me këtë virus.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago