Categories: Uncategorized

Frika nga hakmarrja: Zhvendoset në Tiranë me forca sigurie familja e vajzës së përdhunuar

Familja e vajzës së abuzuar seksualisht në zonën e Paskuqanit është mbajtur nën monitorim për shkak se ekzistonte rreziku për të prodhuar ngjarje kriminale, për shkak të afërsisë që kishin me familjen e abuzuesit.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e “Aleancës së Grave Deputete”, drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj deklaroi se autoritetet kanë vendosur të zhvendosin të gjithë familjen e vajzës nga zona e Paskuqanit.

Të lidhura

None found

“Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët dhe në katin e 3 banon familja me vajzën. Është duke u dhënë ndihma mjeko- ligjore, që nga ora 12 e drekës pranë qendrës “Lilium” ku do të strehohet për 72 orë. Ndërkohë pas shumë përpjekjesh me familjen, më në fund ka pranuar që të lëvizë nga Paskuqani dhe të vijë në Tiranë.

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi pranoi se me ngjarjen e rëndë institucionet kanë dëshmuar se dështuan për mborjtjen e fëmijëve dhe i kërkoi ligjvënësve ndërhyrje të forta ligjore.

“Ne kemi dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, ju mund të thoni se jemi shumë mirë por mua më vjen turp, jemi të dështuar. Po të bëjmë sot një fushatë në të gjithë shkollat dhe të kërkojmë nga fëmijët se kush i ka ngacmuar besoj se shifrat do të jenë shumë të larta dhe ne të tëra nuk do të kemi fytyrë jo vetëm të bëjmë kështu mbledhje por të dalim në rrugë.

Si mundet policia komunitare në Babrru që shikon parrullat dhe nuk njofton nuk reagon. Në kuadër të kësaj ne si deputete duhet të bëjmë një nismë konkrete, përndryshe le të lëmë mandatet dhe të vijojmë karriere tona ku ne mund të bëjmë më shumë”, është shprehur Hysi.

Për deputeten Mimi Kodheli, përgjegjësi për ngjarjen e rëndë ka edhe sistemi arsimor, ku nuk i kurseu rezervat për mësuesit. “Dikur ne mësuesit i konsideronim si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija.

Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde. Zysha tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot smerret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim”, ka thënë Kodheli.

Gratë deputete u zotuan për përmirësimin e kuadrit ligjior për të identifikuar dhe parandaluar në kohë abuzime të tilla me të mitur si ai që u bë publik dy ditë më parë./abcnews

të fundit

Pse shtetet me popullsinë më të madhe nuk arrijnë të jenë pjesë e Kupës së Botës?

Kur Lionel Messi shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës 2026 ndaj Algjerisë, mijëra tifozë në kryeqytetin…

1 hour ago

Sistemi “One Pedal Drive” po ngjall shqetësime për shtimin e aksidenteve me automjetet elektrike

Automjetet elektrike sjellin shumë përparësi, si drejtim më të qetë, përshpejtim të shpejtë dhe konsum më efikas të energjisë. Megjithatë,…

2 hours ago

Audi përgatit një kthesë të fortë në kabinë, rikthen më shumë kontrolle fizike

Prodhuesi gjerman i veturave, Audi po përgatit ndryshime të mëdha në dizajnin e kabinës së automjeteve të tij. Kompania pritet…

2 hours ago

Middle East conflict/ US announces sanctions against Tehran in response to new attacks in the Strait of Hormuz

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit në përgjigje të sulmeve të reja ndaj anijeve ndërkombëtare në…

2 hours ago

March in Tirana stops near Embassy Street, protesters demand Rama’s departure: Corrupt!

Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave kundër…

2 hours ago

Rokas from Kičevo: Without recreational spaces for young people, the solution cannot remain casinos and betting shops

Euromabsadori Mihalis Rokas në vizitën e tij në Komunën e Kërçovës është njoftuar për së afërmi me sfidat e këtij…

2 hours ago