Categories: Uncategorized

Freedom House: Demokracia në Shqipëri po përkeqësohet!

Demokracia në Shqipëri është përkeqësuar, sipas raportit të fundit nga Freedom House, me titull “Kombet në Transit 2020”.

Në një sistem vlerësimi nga 1 në 7—ku 1 tregon nivelin më të lartë të demokracisë dhe 7 nivelin më të ulët, Freedom House e ka vlerësuar Shqipërinë me 3,82 pikë në krahasim me 3,89 pikë një vit më parë. Sipas përcaktimit të FH, Shqipëria vazhdon të jetë regjim hibrid mes autokracisë dhe demokracisë.

Të lidhura

None found

Shqipëria vlerësohet dobët për sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e tij (3.25 pikë) dhe korrupsionin (2.75 pikë). Ajo gjithashtu mori rezultate më të ulta se një vit më parë për qeverisjen demokratike (3.25 pikë).pavarësinë e medias (3.75 pikë) dhe proceset zgjedhore(4.25 pikë).

Në rajon, Shqipëria renditet më poshtë se Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia. Ndërsa mesatarja për Europën është 5.4, ndjeshëm më e lartë se ajo e Shqipërisë.

Raporti thekson se demokracia në Shqipëri u përkeqësua në vitin 2019, duke materializuar kështu frikën në rritje për vendosjen autoritarizmit dhe një sistem jofunksional të mekanizmave për të kontrolluar dhe balancuar qeverinë.

Raporti thekson se gjatë vitit 2019, Shqipëria nxorri në pah jo thjesht një tjetër krizë politike, por edhe konflikte institucionale, gjë që zbuloi se sistemi aktual është i paefektshëm në parandalimin e këtyre konflikteve.

Gjithashtu tendencat shqetësuese u vunë re në fushat e qeverisjes demokratike kombëtare, proceset zgjedhore, pavarësinë e mediave dhe korrupsionin.

Freedom House tregon se pjesa e parë e vitit 2019 karakterizohet nga protesta të shumta nga qytetarët , duke përmendur lënien e mandateve nga opozita si një nga ngjarjet më të paprecedenta si dhe braktisja e zgjedhjeve lokale nga ana e opozitës.

Korrupsioni mbeti një fushë shqetësuese gjatë 2019-tës, pasi lufta e ulët kundër korrupsionit të la në solli pandëshkueshmërinë e zyrtarëve dhe kapjes së shtetit duke kërcënuar procesin legjislativ.

Parlamenti miratoi disa kontrata të dyshimta për koncesion dhe PPP përmes ligjeve të veçanta. Qeveria dhe bashkia e Tiranës zbatoi planin e saj për Teatrin Kombëtar në mungesë transparence, pavarësisht protestave të artistëve e qytetarëve.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe mungesa e nisjes së hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë mbeten ende probleme, pavarësisht se institucionet e reja të drejtësisë janë ngritur.

Viti 2019 ishte vit sfidues për mediat, liria e të cilave u vu në rrezik nga një paketë ligore anti-shpifje e miratuar nga Parlamenti. Gjithashtu media ka qënë në qendër të sulmeve nga qeveria pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga mediat shqiptare dhe organizata ndërkombëtare

të fundit

Çmimet në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Nëse ke 100 euro për të blerë produkte ushqimore në Tiranë, me të njëjtën shumë mund të blesh rreth 46%…

2 minutes ago

Notat e Kombëtares/ Asllani më i miri në fushë, Hysaj dhe Muçi plotësojnë “podiumin”

Kombëtarja shqiptare mori një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën…

11 minutes ago

Unsettled weather conditions / Weather forecast for November 13, 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.…

14 minutes ago

Assembly to resume session today, with vote on law governing Specialist Chambers expected

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi…

15 minutes ago

Klopp kërkon kohë për Gjermaninë: Po ecim në drejtimin e duhur

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka kërkuar më shumë durim për procesin e rindërtimit të Kombëtares, duke hedhur poshtë pretendimet…

18 minutes ago

Kuvendi vijon sot seancën, pritet votimi për Ligjin për Specialen

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi…

19 minutes ago