Categories: Uncategorized

FMN dhuron 190,5 milionë dollarë për pandeminë dhe termetin në Shqipëri

Institucioni i rëndësishmë financiar ndërkombëtar FMN është treguar shumë bujar me Shqiprinë duke i akorduar një shumë të mëdha parash në ndihmë ndaj luftës me pandeminë por edhe per pasojat e termetit të 26 nëntorit 2019.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi sot 190,5 milionë dollarë (ose 174 milionë euro) mbështetje emergjente për Shqipërinë nën Instrumentin e Shpejtë të Financimit (RFI) për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave që rrjedhin nga këto dy fatkeqësi.

Të lidhura

None found

Në përgjigje të pandemisë Covid-19, autoritetet kanë ndërmarrë masa shtrënguese për kontrollin dhe ngadalësimin e përhapjes dhe kanë shpallur një paketë fiskale prej 1.4 perqind të PBB-së për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor dhe mbështetje për familjet dhe bizneset e prekura,- tha ndër të tjera Tao Zhang, zv/drejtori i përgjithshëm dhe kryetari në detyrë.

Deklarata Tao Zhang, zv/drejtori i përgjithshëm dhe kryetari në detyrë

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia aktuale e Covid-19 kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme dhe ndërprerje të aktivitetit ekonomik në Shqipëri. Këto dy goditje të njëpasnjëshme pritet që të krijojnë presione të mëdha fiskale dhe një nevojë urgjente për bilancin e pagesave përkundrejt shtrëngimit të kushteve financiare botërore.

“Përgjigja e autoriteteve ndaj goditjeve ka qenë në kohën dhe drejtimin e duhur. Në përgjigje të pandemisë Covid-19, autoritetet kanë ndërmarrë masa shtrënguese për kontrollin dhe ngadalësimin e përhapjes dhe kanë shpallur një paketë fiskale prej 1.4 perqind të PBB-së për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor dhe mbështetje për familjet dhe bizneset e prekura. Vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën kyçe të interesit është gjithashtu i mirëpritur.

“Për të kufizuar ndikimin e Covid-19 është e nevojshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme deficiti fiskal në 2020. Eshtë e rëndësisë kritike që të sigurohen shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor dhe mbështetje për qytetarët dhe firmat që janë dëmtuar nga pandemia Covid-19. Autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për të siguruar stabilitetin makroekonomik. Kur këto goditje të jenë tejkaluar, do të jetë e rëndësishme që borxhi të kthehet në një trajektore të qartë rënëse.

“Fondi është i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë pandeminë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike”.

të fundit

Organizata e Veteranëve të UÇK-së zhvillon takim me përfaqësues të Ambasadës amerikane

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara…

4 minutes ago

Qarri paralajmëron përçarje të LDK-së pas rikonfirmimit të Abdixhikut

Të enjten u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, mori…

5 minutes ago

Carlos Espi thyen heshtjen pas transferimit të papritur te Real Madridi

Carlos Espi ka folur pas transferimit të tij te Real Madridi, duke premtuar se do të japë gjithçka për klubin…

5 minutes ago

Koçeku i përgjigjet Braçes për pronësinë e agroturizmit: Tre breza, zero dokumente – nga Ramiz Alia e Shaban Tapia te Erion Llafia, shteti ka munguar në vullnet

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili më herët ngriti pikëpyetje…

7 minutes ago

Përfundon bashkëpunimi mes Zekirija Ramadanit dhe Dritës

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më në krye të Dritës, me trajnerin shkupjan që ka konfirmuar ndarjen e rrugëve…

24 minutes ago

Hidden Plans Revealed in Messages: 35-Year-Old Woman’s Betrayal of Her Ex-Husband and Sentence Over Acid Killing

Një 35-vjeçare nga Britania e Madhe është dënuar me nëntë vite burg, pasi u shpall fajtore për vrasje për rolin…

26 minutes ago