Policia ka pezulluar 103 patenta mbrëmjen e djeshme për shkak të shpejtësisë dhe konsumimit të alkoolit.
Patrullat e policisë, po aplikojnë forma të ndryshme kontrolli duke përdorur të gjitha mjetet teknike për matjen e shpejtësisë dhe nivelin e alkoolit tek drejtuesit e mjeteve.
None found
Dje, në aksin Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk-Teg-Kashar, gjatë kontrolleve me Radar janë konstatuar raste të drejtimit të makinave me shpejtësi tej normave të lejuara.
“Nga 137 deri ne 152 km/h në rrugë në orët kur fluksi i mjeteve vijon të jetë ende i lartë.
Për 4 orë kontroll me radar u pezulluan 12 Leje Drejtimi për shpejtësi nga 137 km/h deri ne 152 km/h. ✈🙏.”
“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin gjatë monitorimit me radar 📸 të rrugëve urbane dhe interurbane, nga ana e Policisë Rrugore janë pezulluar 103 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionte deri në 170 km/h.
Ndërkohë deri tani gjatë kontrolleve duke përdorur alkooltestin, në të gjithë vendin janë arrestuar 7 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
Një kombinim sa i frikshëm aq dhe i rrezikshëm për sigurinë rrugore dhe atë publike, një automjet qe drejtohet nga drejtues nën efektin e alkoolit dhe më keq akoma në gjendje të dehur apo me shpejtësi mbi normat e lejuara deri në dyfishin e limit që lejon tabela është një rrezik potencial për jetën e drejtuesit të mjetit dhe këdo që përdor rrugën”, shkruan zëdhënësi i Policisë teksa ka publikuar edhe pamjet.
Një seri përgjimesh telefonike, të kombinuara me prova të tjera, si analizimi i pamjeve filmike dhe i automjetit të marrë…
Prej miratimit të akteve normative, Policia ka gjobitur mbi 100 protestues paqësorë dhe ka shoqëruar në komisariate shumë prej tyre,…
Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese është bërë…
Presidenca reagon pas kritikave për fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet se fotografia…
Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, ndërsa në rend dite kanë çështje të ndryshme…
Letra e kryeministrit britanik, Andy Burnham, drejtuar kryeministrit Albin Kurti, në të cilën rikonfirmohet mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për…