Kanë kaluar dy muaj nga tragjedia e Kombinatit, ku u vetëflijuan nëna Zhaneta Josifi me dy vajzat e saj Anisa dhe Blerta Josifi. Kjo e fundit arriti që të mbijetojë, por gjendja e saj vazhdon të jetë delikate. Xhaxhia i saj tregon për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, se Blerta vazhdon tii qëndrojë besimit të saj, por shprehet se veprimin që kanë bërë nuk do ta përsërisë.
“Në lidhje me besimin, ajo thotë që unë jam besimtare. Motra ime dhe mami im janë në gjirin e Zotit. Nuk reagon siç mund të reagojë një njeri i zakonshëm kur largohet mami ose motra. Është shumë e ngurtë dhe kjo ka lidhje me besimin. Ajo thotë që edhe sot unë do të shkoj tek ungjëllorja, por veprimit që bëmë nuk do ti rikthehemi më”, tregon xhaxhai i Blertës, Dhimitraq Josifi.
Ai tregon edhe për vetëvrasjen e vëllait të tij dhe vështirësitë që ka hasur familja.
“Ngjarje e rëndë ishte edhe për ata edhe për ne. Fëmijët nuk e ndjenë shumë. Unë vajta njëherë na thirri Zhaneta, na tha hajde se vëllai nuk është mirë. Vajta diskutova me mjekun dhe vendosëm ta merrnin me forcë sepse nuk pranonte. Ishte shumë i fuqishëm, tre burra nuk e mbajtën dot. Mua më erdhi keq sepse më tha: ti po më vdes, dhe u tërhoqa”, shprehet Dhimitraqi.
Sipas tij, fillimisht predikimin e kanë nisur vajzat në Përmet dhe më pas Zhaneta në Tiranë.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…