Categories: Uncategorized

Flet vëllai i 33 vjeçares që vdiq në mënyrë të mistershme: Sëmundja iu përhap kudo

Dy javë më parë, Mariglen Mestani vetëm 27 vjeç, me profesion polic humbi jetën, pasi u prek nga meningjiti akut. Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi rastin, por deklaroi se nuk kishte vend për panik. Më pas në Durrës, 33 vjeçarja Romina Myftiu humbi jetën. Deklarata zyrtare nga Instituti i Shëndetit publik informoi se do të bëheshin analizat e gjakut, por u sigurua se nuk kishte shenja meningokoku, pra nuk bëhëj fjalë për meningjit.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka folur vëllai i 33-vjeçares duke sqaruar shenjat që motra shfaqi, por edhe sesi gjendja e saj u përkeqësua në vetëm pak orë. Ai konfirmoi se sipas analizave nuk bëhej fjalë për meningjit.

Vëllai: S’ka qenë asnjëherë e sëmurë, s’ka pasur asnjëherë probleme shëndetësore. Ndodhi që u bë me temperaturë, si gjë normale, si grip normal. Dolëm nga spitali, se menduam që s’ka asnjë gjë, se edhe doktori kur shkoi aty nuk e vërtetoi dot, se s’ka asnjë lloj mundësie se ishte me këmbët e veta dhe kur shkoi në spital dhe kur doli.

Gazetarja: Çfarë simptomash kishte?

Vëllai: Ishte në gjendje të këputuri. Kur shkuam të nesërmen se konstatoi si paralizë faciale, faktikisht i kishte ikur pak buza shtrembër. Shkuam të nesërmen në mëngjes, se e lamë në orën 7 e 30 që do shkonim tek doktoresha. U fut direkt në urgjencë, erdhën gjithë mjekët, erdhi drejtoresha vetë e spitali aty. U mblodhën gjithë mjekët më të mirë që ka spitali i Durrësit dhe nga aty u fut në reaminacion.

Gazetarja: E futën direkt në reaminacion?

Vëllai: Në orën 11 se nuk po i gjenin dot damarët, se trupi iu bë me pulla të kuqe, komplet trupi.

Gazetarja: Si u zhvilluan këto, u zhvilluan direkt?

Vëllai: Në sekondë, bëhet fjalë për 6- 7 orë, nuk kishte asnjë lloj simptome tjetër. U zhvillua sëmundja i kishte marrë gjithë organet e trupit, nuk e lëviznim dot nga spitali i Durrësit që ta transportonim.

Gazetarja: Kishte dridhje, temperaturë të lartë?

Vëllai: Jo asgjë,. Vetëm 1 ditë para që kishte temperaturë, kur kemi shkuam ne s’kishte as temperaturë asgjë. Ishte trupi i ftohtë, kishte ftohtë. Kam ethe thoshte. Fliste vetë deri kur hyri në reaminacion, edhe në reaminacion foli vetë. Kur i vunë tubat s’foli më. Gjëja e vetme që foli ishte për gocën, asgjë tjetër.

Gazetarja: La një gocë të vogël apo jo?

Vëllai: Një vajzë 8-vjeç! Na duket akoma si ëndërr që motra s’jeton. Se na duket sikur ka ikur në ndonjë vend e do vijë prapë. Na kanë thënë që s’ka meningjit, domethënë analizat, por na duket e çuditshme, që të mari sëmundjen aq shpejt.

Gazetarja: Jeni interesuar?

Vëllai: Shkaku thonë që gripi, virozat i kanë shkatërruar organet.

Gazetarja: Jashtë burimeve zyrtare çfarë ke dëgjuar?

Vëllai: Jashtë burimeve zyrtare kemi dëgjuar që duhet të vaksinohemi për meningokoku-n./Klan

të fundit

Horoskopi 20 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dita për ju nuk do të ketë shumë surpriza. Përqendrohuni në rutinën e përditshme. Ndihmoni prindërit në punët e…

6 hours ago

Telefonata Trump-Putin, reagon Zelensky: Rusia nuk di çfarë dëshiron, ne i kemi bërë të qarta parimet tona të marrëveshjes

Pas një telefonate dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se “Rusia dhe Ukraina do…

6 hours ago

Rakipi-Balliut: Sa mirë bëri doktori që të futi në listë, vetëm ti del dhe flet sot, të tjerët janë fshehur, nuk hapin telefonat

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku…

6 hours ago

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në…

6 hours ago

Xheneta nxjerr sekretin e romancës Jozi-Loredana

Para pak ditësh, modelja e njohur njëherazi ish-banorja e “BBVA4”, Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e…

7 hours ago

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama: Jemi ende një skuadër, të mos i hyhet asaj rruge

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh kandidatëve të PS që kanë ankimuar në KQZ rezultatet. Në mesazhin e…

7 hours ago