Categories: Uncategorized

Flet Simsek: Vizën kanadeze bashkë me Harun Çelik e siguruam në Kosovë

Selami Shimshek, është një tjetër turk që pritet të ketë të njëjtin fat me Harun Çelik, i cili u dëbua nga autoritetet shqiptare me 1 janar..

Shimshek ka treguar para grupit hetimor rrethanat se si e kishte siguruar vizën kanadeze, ndërsa përballjen me gjykatën do ta ketë më 13 janar.

Të lidhura

None found

“ABC News” siguron dëshminë e shtetasit turk Selami Shimshek, i ndaluar në 8 gusht pas ka hyrë nga Kosova në territorin shqiptar nga pika kufitare e Morinës. Në 13 janar, Simsek pritet të dalë përpara Gjykatës së Tiranës në seancë paraprake pasi prokuroria ka mbyllur hetimin për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Në pasaportën e tij autoritetet shqiptare konstatuan një vizë të falsifikuar për në Kanada.

Burime janë shprehur se ka dyshime të forta për spiunim të Shimshek, por edhe të Harun Çelik, i dëbuar ditën e parë të janarit.

Në dëshmi shtetasi turk Selami Shimshek ka shpjeguar edhe mënyrën se si është pajisur me vizë. Ai ka deklaruar se pagesën e ka kryer kushëriri i tij nëpërmjet bankës.

Simsek identifikon një shtetas me emrin Kursat, të cilit i ka dërguar foton dhe pasaportën e tij. Pas kësaj shtetasi turk Kursat i ka kërkuar Shimsek të shkonte në Kosovë ku do t’i dërgonte dokumentin për të udhëtuar drejt Kanadasë.

Komunikimi mes Shimshek dhe Kursat është bërë në gjuhën turke. Në dëshmi, Shimsek ka deklaruar se pasi ka mbërritur në Prishtinë ka qëndruar në një banesë për 3 ditë, së bashku me shtetasin turk Harun Çelik.

Pasi ka marrë pasaportën me vizë kanadeze, Shimsek ka prenotuar biletën e udhëtimit me intinerarin Rinas-Vjenë-Toronto. Harun Çelik u deportua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit.

Bashkë me mikun e tij ata dyshohet se janë pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Ndërkohë në vesh të shurdhër duket se ka rënë kërkesa e avokatëve të Harun Çelik për të marrë informacion se çfarë është vendosur për mësuesin 42 vjeçar, deportim apo dëbim.

Ministria e brendshme dhe Policia e shtetit nuk kanë kthyer një përgjigje zyrtare, duke i kryer veprimet në mungesë të theksuar transparence./abcnews.al

të fundit

North Macedonia-Bulgaria historical commission ends meeting without agreement, next round to be held in Sofia

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

36 seconds ago

Gostivar: 60-year-old arrested on suspicion of forcing his 80-year-old mother to beg

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

54 seconds ago

Tensione në protestën e PD-së, protestuesit nxjerrin nga tubimi personin që dyshohet si i infiltruar

Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike në bulevard. Disa demokratë kanë tentuar të largojnë…

1 minute ago

Jugosllav Gashiq: Student List will not cooperate with Serb List

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën…

1 minute ago

Protests for Arlinda enter second week: Criminal prosecutions and ministers’ dismissals demanded

Me thirrjen “Me Arlindën përfundoni”, qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në qendër të Prishtinës në protestën gjithëkombëtare kundër vrasjes…

1 minute ago

Kosovo has applied to join SEPA: what is it and what could change for payments?

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe, nëse vendi përfshihet në këtë…

2 minutes ago