Categories: Uncategorized

Flet kunati i viktimës: 50 vjeçarja i shërbeu kafe nipit të burrit para se t’a vriste

Kunati i 50 vjeçare Drita Saliaj që u gjet e vrarë pasditen e sotme në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ka treguar detaje të tjera para se viktima të mbytej me shall dhe të hidhej në rezervuar nga nipi i saj.

Lazer Saliaj është shprehur se para vitit të ri kishte qenë në shtëpinë e kunatës bashkë me gruan e tij ku kanë pirë kafe dhe më pas është larguar menjëherë drejt Greqisë për te fëmijët, për tu rikthyer vetëm dy ditë më parë.

Duke folur për mediat pranë shtëpisë së viktimës, Lazer Saliaj ka thënë se mbëmjen e djeshme e kanë marrë në telefon nga komisariati i Policisë së Ballshit për ta pyetur se ku ndodhej kunata, ndërsa vetëm mëngjesin e sotëm bashkë me efektivët e policisë kanë gjetur trupin e 50 vjeçares që ishte hedhur në rezervuar.

Madje sipas tij, para se të vritej nga nipi dhe dy shokët e tij, viktima Drita Saliaj i kishte shërbyer nipit të burrit kafe, duke marrë parasysh lidhjet familjare.

“Jam thirrur mbrëmë në orën 1:00 të natës në polici dhe kam shkuar atje për një sqarim dhe më kanë thënë ke informacion për kunatën. Unë i thashë jo, e kam takuar me datë 28 dhjetor pimë kafe, e pyeta ke ndonjë hall, më tha jo, jam mirë po më dërgoni disa fruta lart.

Ia dërguam po atë ditë, dhe pastaj kam ikur në Greqi dhe u ktheva të dielën. Dje gjatë natës erdha me punonjësit e policisë, provuam derën, ishte e mbyllur, thirrëm nga dritarja dhe prap nuk dëgjuam gjë dhe kështu kemi ndenjur deri në orën 6.

Policia na tha që kshu kshu, autorët janë kapur dhe pastaj shkuam te rezervuar se mesa duket autorët kanë treguar që e kishin hedhur aty, është 6-7 km larg nga këtu. Shkuam atje nxorën viktimën. Autorët i njoh, njërin e kam djalin e kushëririt të parë.

Ata kishin pirë kafe, se dy filxhanë kishte aty, meqë ishin të afërt ajo i ka pranuar brenda. Njëri nga ata është djali i kushëririt të parë, është djali i djalit të xhaxhait tim, është brenda dhe ai vetë, i ati. Ata e kishin ktyer shtëpinë, përmbys si duket për punë lekësh. Kjo ka ndodhur të dielën në darkë’, tregoi Lazer Saliaj.

të fundit

“Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit”, Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë

Gazment Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit!…

25 minutes ago

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja

Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare. Rama përmendi…

2 hours ago

“Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes…

2 hours ago

VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

Vetëm disa orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5 ka startuar gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan…

2 hours ago

Puthja e papritur mes Marsielës me Bledi Manen, konkurrentja e ‘Për’puthen’: Dua t’i lë shenjë…

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në episodin e sotme të ‘Trotuar’ pjesë e ‘E Diell’, ku Bledi Mane është…

2 hours ago

Baldushk, hapet tregu i shpendëve, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Ashtu si e do tradita, edhe këtë vit u hap Tregu i Shpendëve në Baldushk, i cili prej vitesh është…

2 hours ago