Categories: Uncategorized

Flet kryebashkiaku që izoloi Poliçanin për 15 ditë: Kemi 800 familje me të sëmurë kronikë

Një ditë pas njoftimit se Bashkia e Poliçanit vendosi që të mbyllë çdo shërbim dhe u bëri thirrje qytetarëve të marrin masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë, flet kryebashkiaku Adriatik Zotkaj dhe tregon frikën që ai ka pas konfirmimit të rastit të parë në qytet.

Në emisionin “Shqipëria Live”, me anë të një lidhjeje në “Skype” Zotkaj, konfirmoi se në Njësinë Administrative Poliçan është konfirmuar një person me COVID-19 dhe si pasojë është detyruar që të marrë masa drastike.

Të lidhura

None found

Duke qenë se Poliçani është qytet i vogël, thotë ai, jemi detyruar që të mbyllim të gjithë dyqanet për të ndaluar zinxhirin e përhapjes.

Frika e Zotkaj qëndron në faktin se në të gjithë Poliçanin ka rreth 800 familje me anëtarë të sëmurë kronikë dhe nëse ata infektohen pasojat mund të jenë edhe fatale.

Ndërkohë, nga krahu tjetër, Zotkaj konfirmon se me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë siguruar tampona dhe i janë dërguar të gjithë kontakteve me të infektuarin, ndërsa aktualisht janë në pritje të përgjigjeve.

Përveç lajmeve të “këqija” kryebashkiau ndau dhe një lajm të mirë. Personeli mjekësor që është marrë me trajtimin e pacientit të infektuar, ka rezultuar negativ, në testin e bërë për virusin korona.

“Duke qenë se në qytet janë të pakta njësitë e shërbimit dhe të gjithë qytetarët dynden njëkohësisht, kemi marrë këto masa drastike. Menjëherë sapo u njoha me rastin e të infektuarit në qytetin tonë, kontaktova Ministrinë e Shëndetësisë dhe menjëherë u morën tamponat e të gjithë personave dhe stafit mjekësor në Poliçan dhe rezultuan negativ.

Qytetarëve tanë i janë ofruar të gjitha nevojat që ato kanë. Në çdo bllok pallatesh, ka administrues të bashkisë, që janë në shërbim të tyre. Përveç 800 familjeve me të sëmurë kronikë, frika ime qëndron në faktin që jemi qytet i vogël dhe banorët kanë kontakte me të gjithë.

Sot kemi nisur gjurmimin e kontakteve që ka pasur pacienti i infektuar. Po ashtu kemi marrë dhe tamponat e kontakteve që ka pasur personi i infektuar dhe jemi në pritje të përgjigjeve”, u shpreh Zotkaj. /tch

të fundit

Horoskopi 13 Gusht 2026/ Cilat janë shenjat që favorizohen nga fati

Dashi Duhet t’iu kushtoni dy herë më shumë vëmendje detajeve. Trajnoni aftësitë tuaja për të vëzhguar dhe përpiquni të zbuloni…

59 minutes ago

Gërvalla After Tensions in Parliament: The Will of the Citizens Is Not Negotiable

Pas një dite të tensionuar në Kuvendin e Kosovës, të shoqëruar me përplasje të shumta mes pozitës dhe opozitës, ministrja…

60 minutes ago

Chelsea i cakton Manchester Cityt afatin e fundit për transferimin e Enzo Fernandezit

Sipas Fabrizio Romanos, Chelsea ka vendosur afatin përfundimtar për çdo marrëveshje të mundshme për largimin e Enzo Fernandezit.Klubi londinez i…

1 hour ago

Large Fire Breaks Out Near Vau i Dejës Lake, Threatening Homes in the Area

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në territorin e bashkisë Vau Dejës duke rrezikuar disa banesa aty afër. Zjarri…

1 hour ago

Gjendet i vdekur në banesën e tij ish-futbollisti i Flamurtarit, dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë mbrëmje nga qyteti i Vlorës. Agim Bubeqi, një nga protagonistët e Flamurtarit gjatë…

1 hour ago

Aktori i njohur turk Murat Yıldırım dhe bashkëshortja e tij presin fëmijën e dytë

Aktori i njohur turk, Murat Yildirim dhe bashkëshortja e tij, modelja dhe aktorja marokene Iman Elbani, janë në pritje të…

1 hour ago