Categories: Uncategorized

Flet infermieri shqiptar: Italianët na pritën me duartrokitje, u jemi borxhlinj!

Një infermier, pjesë e 30 mjekëve dhe infermierëve që shkuan në Itali për të ndihmuar sistemin shëndetësor për të përballuar koronavirusin, Almarin Domi foli nga Breshia për emisionin “Real Story të gazetarit Sokol Balla.

Domi tha fillimisht se Italisë i jemi “borxhlinj”, ndaj vendosi të shkonte pa e menduar dy herë vendimin.

”Atëhere le të themi që spitali ku unë punoj është epiqedra. Rastet më të shumta janë me koronavirusi. Na pritën në mënyrën më të mirë. E perceptuan fare mirë pasi ishin shumë krenarë dhe entuziastë.

Duartrokitje, buzëqeshje shumë entuziastë me këtë iniciativë. Nuk pati ndonjë, nuk ishim në një mendim të ponderuar. U krijua rastësisht, familjes i thashë në momentin kur ishte fakt i kryer. Nuk morëm parasysh pasojat. I jemi borxhlinj. Do mundohemi të bëjmë më të mirën dhe kaq”, tha Domi.

Më tej ai u shpreh se nuk kishte dijeni për pagesën që do të merrte nga shteti shqiptar në lidhje me shërbimin që do të ofrojnë në Itali për ditët e qëndrimit atje.

“Nuk jam në dijeni nëse do ketë. Nuk është marrë parasysh nëse do ketë. Ishte mundësia për të ndihmuar, u mblodh një grup. Ishte struktura me 7 mijë persona pasi është dhe më e prekura. Unë këtu kam jetuar, kam një periudhë dhe ishte motiv shtesë për të ardhur. Është edhe mosha mesatare që ndikon.

Italinë e kemi pasur si shembull. Nuk patëm të kishte difuzion por Italia d.m.th, që Shqipëria mori masat e kuptoi vonë dhe tani këtu nuk lëviz asgjë është çdo gjë e bllokuar”, tha Almarin Domi.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

14 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

28 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

1 hour ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

1 hour ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago