Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, tha të enjten se nuk është e sigurt nëse kërcënimi i koronavirusit që ka përfshirë botën, do të zbehet me ngrohjen e kohës në hemisferën veriore gjatë javëve të ardhshme.
Dr. Fauci tha në emisionin “Good Morning America” të televizionit ABC se me infeksione të tjera si gripi, kur ngrohet koha “aftësia e virusit për t’u shumëfishuar, për t’u përhapur, dobësohet”.
None found
“Por nuk duhet të mendojmë se ndryshimi i kohës do ta na shpëtojë. Duhet të supozojmë se virusi do të vazhdojë të veprojë. Nëse koha na ndihmon, në rregull. Por nuk besojmë se duhet ta supozojmë një gjë të tillë”, shtoi ai.
Vendet e botës vazhdojnë të përballem me pasojat shëndetësore dhe ekonomike të koronavirusit. Sipas shifrave të fundit të Universitetit Johns Hopkins, mbi 1.5 milionë vetë në gjithë botën janë prekur COVID-19, dhe mbi 91 mijë kanë vdekur.
Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve me koronavirus është afro 16 mijë, ndërsa numri i të prekurve është mbi 451 mijë, ndërkohë që vendi është në javën kur sipas ekspertëve epidemia pritet të arrijë pikun e saj.
Epiqendra vazhdon të jetë Nju Jorku, ku guvernatori tha se përpjekjet për distancim social po funksionojnë.
Mbi 6 mijë vetë kanë vdekur në Nju Jork.
Ndërkohë, po bëhen gjithnjë e më të qarta pasojat e koronavirusit për ekonominë në SHBA.
Numri i amerikanëve që kërkuan pagesë papunësie javën e kaluar ishte 6,6 milion, një shifër rekord, ndërkohë që masat për frenimin e sëmundjes e kanë paralizuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik.
Ndërkohë, kreu i Rezervës Federale Jerome Powell shpalli një seri programesh të enjten që tha se do të japin 2.3 trilion dollarë kredi, duke zgjeruar operacionet e Rezervës Federale për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme në qytetet dhe shtetet amerikane.
Banka qendrore amerikane gjithashtu dha më shumë hollësi në lidhje me ndërhyrjet e saj në treg, duke përfshirë planet për të blerë bono të korporatave si në nivel investimesh, ashtu edhe të bonove me interes të lartë.
Në Evropë, zyrtarët u thane qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi gjatë Javës së Shenjtë të Pashkëve, një periudhë ku zakonisht bëhen pelegrinazhe dhe pushime.
Ndërkohë Kryeministri britanik, Boris Johnson vazhdoi të përmirësohej dhe ka dalë nga njësia e kujdesit intensive në spitalin ku po trajtohet nga koronavirusi. /VOA/
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer në vëmendje lidhjen që krijon ligji 21/2024 për…
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të mbetet shqetësuese, me 32 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 11…
Gjatë paralajmërimit për nisjen e podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama, foli edhe për Prokurorinë e Posaçme, duke e akuzuar se…
Të paktën 22 persona kanë humbur jetën, pasi një autobus që transportonte nxënës shkolle doli nga rruga dhe përfundoi në…
Mohamed Salah ka folur për vendimin emocional për t’i dhënë fund aventurës së tij në Liverpool pas nëntë vitesh në…
Të paktën tre persona janë plagosur në rajonin e Rostovit, pas sulmeve ajrore ukrainase gjatë natës, sipas autoriteteve dhe mediave…