Regjisori Edmond Budina ka folur për sa i përket lajmit që ka qarkulluar nëpër media se është infektuar me koronavirus.
Ai ka deklaruar gjatë bisedës që kemi pasur drejtpërsëdrejti me të se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas dhënies së tamponit ndërsa gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.
“Jam shumë mirë, e kam bërë tamponin dhe kam dalë pozitiv, nuk dua të flas gjatë sepse do të dal me një deklaratë publike më vonë. Jam shumë mirë dhe pa simptoma por pozitiv, jetoj vetëm, nuk kam persona në familje që të mund t’ju merrej tamponi.”, tha Budina.
3 vëllezërit Budina kujdeseshin për hallën e tyre të moshuar, ndërkohë që gjatë kohës që ishin marrë me çështjen e Teatrit Kombëtar, kishin punësuar një grua të kujdesej për të.
Gruaja në fjalë ka rezultuar pozitive dhe kjo ka ndikuar që ISHP të kërkoj me këmbëngulje marrjen e tamponëve për vëllezërit, ku mësohet se Edmondi dhe Roberti kanë rezultuar pozitiv, dhe ky i fundit prej një jave, ndryshe nga i vëllai, ka shfaqur shenja të lehta. Ndërkohë ai ka vijuar aktivitetet e tij si dhe ka pasur gjatë kësaj periudhe kontakte me njerëz të tjerë. /faweb
Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë…
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që…
Në studion e "Çim Peka Live", i ftuar analisti Lorenc Vangjeli u përplas me gazetarin Çim Peka mbi krizën politike…
Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte,…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e…
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita…