Categories: Uncategorized

Flet babai i pacientit zero në Shqipëri: Përvojë e frikshme, s’ja uroj askujt!

“Një përvojë e frikshme që nuk do t’ja uronte askujt”. Kështu e përshkruan situatën që kaloi pas infektimit me koronavirus V.Kola, babai i pacientit zero.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Arena” në Rtv Ora, Kola në një lidhje telefonike nga Shërbimi Infektiv falenderoi stafin mjekësor atje për kujdesin.

Prej 10 ditësh sëbashku me të birin ndodhen të shtruar në këtë pavion. Situata shëndetësore e djalit është e qendrueshme, ndërsa ai vetë pret analizën e dytë për të konfirmuar shërimin nga koronavirusi.

Intervista e plotë:

V.Kola: Desha të falënderoj stafi ne spitalit, na kanë shërbyer në mënyrë të shkëlqyer. Desha të përgënjeshtroj Besnik Mustafajn për akuzën që na ka bërë, dhe na ka stresuar jashtë mase për sjelljen tonë të keqe, gjë që nuk është e vërtetë. Kryesoja është se sot nuk është koha të rregullojmë kushtet e spitalit.

Hila: Si ishte të jetoje me koronavirusin?

V. Kola: Të them të drejtën, e përjetova një provë që nuk ja uroj askujt kurrë. Ju them me bindje që përjetimi është më i frikshëm sesa realiteti.

Më shumë është frikë, ankth që vjen nga lajmet, nga mediat. Unë e quaj grip normal.Terapia ka qenë që ne merrnim një herë në 12 orë ilaҫe. Ushqimin na binin tek krevati, dhe na kanë shërbyer shum mirë, për mua janë heronj personeli mjekësor.

Hila: Takoheshit me të afërmit?

V. Kola: Jo jo.

Hila: Keni qenë në një dhomë me djalin?

V. Kola: Po me një dhomë.

Hila: Si është djali?

V. Kola: Mirë. E ka gjendjen mirë. Ne jemi në pavion, dhe sot është e dhjeta ditë.

Hila: Cilit ishit pasojat, ҫfarë ndjenit?

V. Kola: Unë fillimisht para se të vinte djali kam pasur shenja, nuk e ka sjellur djali, nuk e di ku e kam marrë në Shqipëri. Djali ka ardhur shum mirë nga Italia, ai ka qëndruar me të afërm në Itali, dhe asnjëri nuk është me koronavirus, ka hipur në Firence dhe ka ardhur në Tiranë me datë 25. Nuk ka ndaluar fare. Mirëpo unë, dy ditë para tij kam pasur dhimbje koke dhe temepraturë, marrje mendësh, shtrëgim gjoksi, pastaj e ka kapur edhe djalin. Shkuam tek Spitali Amerikan për tu vizituar, dhe kishte një mjek, bëmë analizat dhe na rekomanduan infektivin për të bërë testin. Ne u treguam të sinqetë dhe morën nga telefoni 127.

Hila: Kur shkuat në Infektiv, si ju pritën?

V. Kola: Ne shkuam pastaj në shtëpi, erdhi zotëria që na bëri testin dhe na mori ambulanca në shtëpi, dhe më pas erdhëm në spital.

Hila: Ju kanë thënë që do të shkoni në karantinë mbrapa?

V.Kola: Do të zbatoj të gjitha këshillat e mjekut dhe në rast se ka nevojë spitali, instruktimin e kam bërë dhe mund të vi 10 ditë të punoj vullnetar këtu në shërbim të njerëzve. /Ora news

të fundit

Horoskopi 16 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare.…

2 hours ago

FSK-ja furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me autoblinda që janë blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të…

2 hours ago

Trump dhe Putin në takim, kërkesa e Zelenskyt dhe shpresa e Ukrainës nëse arrihet marrëveshje

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në këto momente ndodhen në një…

2 hours ago

Thika e goditi afër zemrës, 27-vjeçari nga Korça niset me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet

27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…

3 hours ago

Alaska 2025/ Konfirmohet përbërja e delegacionit amerikan dhe atij rus

Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…

3 hours ago

Pa zbritur mirë në Alaskë, gazetarët në “sulm” ndaj Putinit: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?”- Presidenti rus “përgjigjet” duke…

Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…

4 hours ago