Categories: Uncategorized

Flet administratorja e hotelit ku u vranë dy biznesmenët: Kamerat i kërkoi një polic civil

Kamerat e sigurisë së hotelit, ku u krye atentati ndaj biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji (Marku), u hoqën para se të mbërrinte policia.

Ka qenë administratorja e hotelit A.Isufi, e cila urdhëroi njërin nga punonjësit e saj të hiqte serverin e kamerave të sigurisë. Këtë fakt e pranon edhe vetë gruaja në dëshminë e saj dhënë për hetuesit, por thotë se këtë veprim e bëri, nga frika se mos vrasësit ktheheshin dhe i merrnin DVR, për të zhdukur provat.

Të lidhura

None found

“Në orën 21:43 të mbrëmjes së 30 majit me telefonoi kamerieri dhe më tha “është bërë nami në lokal dhe është plagosur dikush”. E pyeta kush, dhe ai më tha “njëri nga ata të dy personat që ndodhej këtu”, por s’e dinte se cili prej tyre. I kërkova të hynte brenda lokalit dhe te shihte, por tha “kam frikë, pasi nuk di si kam shpëtuar as vetë”.

E pyeta se kush ishin ata që gjuajtën dhe ai mu përgjigj se ishin të veshur si polica dhe kishin maskë. Në këto momente i kam thënë të hiqte DVR e kamerave për arsye se mos vinte ndonjë nga këta personat dhe t’i merrte për të zhdukur provat. Pas kësaj bisede kam marrë ne telefon policinë në numrin 129 dhe kam njoftuar me ngjarjen që kishte ndodhur në ambientet e biznesit tim”.

Administratorja e hotel A&A u shpjegoi më tej hetuesve se pamjet e kamerave të sigurisë ia dorëzoi një personi që iu prezantua si punonjës policie.

“Kur shkova te lokali kam parë që kishte aty shumë persona të lagjes, por asnjë nuk ishte futur brenda.

Më pas erdhi policia për të bërë veprimet. Dua të sqaroj se kur ka ardhur policia, ma kërkoi DVR një djalë civil të cilin nuk e njihja.

Unë i thashë që nuk i kam DVR. Më pas ai mu prezantua si punonjës policie dhe unë i kam dorëzuar DVR e lokalit”.

Në pamjet filmike, të cilat nuk dihet nëse i janë dorëzuar të plota prokurorisë, shfaqen 4 personat të veshur me jelekë me mbishkrimin policia, të maskuar me kapuç në kohë të armatosur.

të fundit

KLA War Veterans’ Organization Meets with US Embassy Officials, Discusses Veterans’ Concerns

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka pritur në takim zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuan…

59 seconds ago

Latest Situation at Border Crossing Points

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen më të fundit në pikat e kalimit kufitar, ku në disa vendkalime…

1 minute ago

“IA mund të dalë jashtë kontrollit”, mbi 1,000 ekspertë kërkojnë frenimin e zhvillimit

Drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, dhe më shumë se 1,000 punonjës, disa prej të cilëve në pozicione drejtuese në…

15 minutes ago

Nuk blihet më! Apple zbulon rrugën e re për të zotëruar një iPhone

Apple ka prezantuar një program të ri leasing-u që u mundëson konsumatorëve të marrin me qira iPhone, Mac dhe pajisje…

15 minutes ago

OVL e UÇK-së takohet me zyrtarë të Ambasadës amerikane, diskutohen shqetësimet e veteranëve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka pritur në takim zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuan…

28 minutes ago

Federata Angleze ashpërson dënimet për diskriminim, minimumi dhjetë ndeshje pezullim

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka shtrënguar rregullat e saj kundër diskriminimit përpara fillimit të sezonit të ri. Lojtarët, trajnerët…

29 minutes ago