Categories: Uncategorized

Flasin mjekët: Kur është e sigurt që t’i takoni të shëruarit nga COVID-19?

Një nga pyetjet që po përsëritet më shpesh në të gjithë botën është se kur mund të quheni plotësisht i shëruar nga Covid-19.

Si në çdo sëmundje tjetër infektive koha e shërimit mund të varet nga personi në person, por ekspertët e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë (CDC), jep disa këshilla në lidhje me këtë çështje.

Të lidhura

None found

Nëse jeni në dilemë se kur mund t’i takoni miqtë dhe të afërmit tuaj të prekur nga COVID-19 ekziston një përgjigje.

Mjekët thonë se takimet me njerëz të tjerë duhet të fillojnë 10 ditë pasi tamponi i ka dalë negativ nëse nuk keni asnjë simptomë të virusit gjatë kësaj kohe.

Kjo periudhë 10-ditore vlen si për personat të cilët kanë pasur simptoma gjatë diagnostikimit me këtë virus dhe për ata që nuk kanë pasur.

Kjo pasi sëmundja është ende e paparashikueshme për asimptimatikët, ndërsa për ata që trajtohen me medikamente zhdukja e përkohshme e temperaturës, kollës apo vështirësive të tjera mund të vijë si pasojë e medikamenteve të marra.

Sa zgjat periudha e shërimit?

Ekspertët e CDC thonë se kjo varet nga njeriu në njeri, por personat që kanë qenë të infektuar duhet që për një periudhë të gjatë pas kalimit të virusit të kenë kujdes në lidhje me veten dhe të tjerët.

Kjo jo vetëm sepse trupi i njeriut në këtë gjendje është më i dobët se zakonisht, por edhe sepse shkencëtarët ende nuk e dinë se sa zgjasin antitrupat që virusi krijon te një njeri.

Edhe nëse e keni kaluar plotësisht sëmundjen dhe keni formuar antitrupat të cilat e luftojnë virusin, mjekët nga CDC thonë se kjo mund të zgjasë deri në një vit ose më pak.

Gjithçka që dihet për sëmundjen sipas tyre është ende shumë e vagët për të qëndruar plotësisht të sigurt si për grupin që e ka kaluar sëmundjen ashtu dhe për të tjerët të cilët nuk janë infektuar kurrë.

Prandaj rekomandohet shmangia e vendeve të grumbulluara me njerëz si dhe përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura.

të fundit

“Më dëshpëron të shoh vendin tim të digjet”/ Elvana Gjata thirrje kundrejt protestuesve: Protesto, bashkohu në protestë por mos shkatërro

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në InstaStory ndaj protestave të studentëve në Tiranë duke shprehur…

2 seconds ago

Ajeti shënon ndaj Crvena Zvezdës, Lugano fiton pas përmbysjes së madhe

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në…

27 seconds ago

Guler ndryshoi ritmin, ndërsa “rebelimi i organizuar” i Mourinhos i dha Realit përmbysjen ndaj Romës

Real Madridi ka përmbysur disavantazhin 3-1 për të fituar 4-3 ndaj Romës, falë zëvendësimeve vendimtare, kreativitetit të Arda Gulerit dhe…

6 minutes ago

Mikel Arteta i jep mundësinë talentit 14-vjeçar të stërvitet me ekipin e parë të Arsenalit

Arsenali ka përfshirë në stërvitjet e ekipit të parë talentin 14-vjeçar Luis Munoz, teksa trajneri Mikel Arteta po përballet me…

18 minutes ago

Protestuesi akuzon FNSH-në për goditje me gurë dhe gaz në sy: Do të kthehem për të kërkuar të drejtat

Një protestues ka denoncuar dhunën e pretenduar nga efektivët e policisë gjatë përplasjeve në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në…

21 minutes ago

Volkswagen pritet të largojë deri në 75 modele nga gama e tij brenda dekadës së ardhshme

Grupi Volkswagen planifikon të heqë nga oferta deri në 75 modele gjatë dhjetë viteve të ardhshme, në kuadër të një…

31 minutes ago