Categories: Uncategorized

Fjalimi i Ramës “shkrin” së qeshuri ambasadoren Yuri Kim (FOTO LAJM)

“Ata që vijnë nga Amerika ndihen të lumtur sepse ndihen njësoj si Papa kur shkon në Argjentinë. Mbase të tjerët që vijnë mendojnë që vijnë në mes të Europës dhe papritur gjejnë gjëra që Evropa nuk i ka dhe ndihen si në vendin e tyre”

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Bashkia Tiranë, tek pallati i Brigadave, me rastin e 100 vjetorit të Tiranës si Kryeqytet, ndërkohë që të ftuar ishin edhe diplomatë të huaj, mes tyre dhe ambsadorja Amerikane Yuri Kim dhe ambsadori i BE-së Luigi Soreca.

Rama u shpreh se amerikanët ndihen këtu si Papa kur shkon në Argjentinë dhe se ato që vijnë nga BE-ja janë të lodhur me shumë rregull dhe me shumë disiplinë, standarde dhe monotoni.

Nga ana tjetër Ambasadorja amerikane u filmua teksa qeshte nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama.

“Nuk e mbaj mend saktësisht vitin, por mbaj mend që ishte i hapur vendi i punës për Ambasadorin e BE-së dhe rastësisht kam takuar shefen e atëhershme të diplomacisë Evropiane, që më tha:

Ça ndodh me Shqipërinë? Se kuptova pyetjen? Tha kemi disa vende për ambasadorë dhe kemi hapur aplikimet. Për vende e BE-së ka një mesatare të zakonshme 9-10 aplikime. Për vendin në Tiranë janë 41 aplikantë. Ça është ai vend dhe pse duan të vijnë në Tiranë?

Dhe përveç kësaj – më tha – ka ambasadorë aktualë që janë ambasadorë, ose që janë në pozicione shumë të larta në ambasada të mëdha nëpër botë, që kanë qenë në Tiranë dhe duan të rikthehen në Tiranë.

Po kush janë? – i thash.

Nuk të them dot – më tha.

Dhe mora vesh njërin prej tyre që e njihja. Ishte sekretar në një nga ambasadat më të mëdha të botës. Dhe i nisa një email: ‘Është e vërtetë që ke aplikuar të kthehesh në Tiranë?’

Më shkruajti: “Po është e vërtetë, sepse pasi ke qenë në Tiranë, nuk ka kontinent që ta mbush syrin.”

E marr me mend se çfarë mund të jenë në këtë moment duke menduar dhe në cilat faqe të librit të shpisë janë duke më sharë, ata që po me ndjekin dhe thonë çdo ditë e çdo natë që këtu është ferr, këtu nuk jetohet, të mbyt betoni.

Por e vërteta është që ky është një qytet që unë e kam provuar që në sytë e atyre që vijnë është një vend që duan të kthehen. Mase këta që vijnë nga BE-ja janë të lodhur me shumë rregull dhe me shumë disiplinë, standarde dhe monotoni.

Ata që vijnë nga Amerika ndihen të lumtur sepse ndihen njësoj si Papa kur shkon në Argjentinë. Mbase të tjerët që vijnë mendojnë që vijnë në mes të Europës dhe papritur gjejnë gjëra që Evropa nuk i ka dhe ndihen si në vendin e tyre.”- u shpreh Rama.

të fundit

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

6 minutes ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

11 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

28 minutes ago

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

8 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

8 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

9 hours ago