Categories: Uncategorized

“Filloi punë si kamarier, por u dogj rëndë”: Babai denoncon pronarin e të birit

Të shumtë janë shqiptarët që detyrohen të pranojnë dhe të punojnë në të zezë, vetëm e vetëm për të fituar bukën e gojës. Fare pak janë ata që e kërkojnë të drejtën e tyre, për të njoftuar Inspektoriatin e Punës që është institucioni përgjegjës.

Por një 50 vjecar i lindur në Prezë dhe banues në Maknor të Tiranës duke mos patur as informacionin minimal për inspektoriatin, ka menduar se edhe kjo është një çështje për t’u zgjidhur nga policia.

Ankuesi është bindur se punësimi pa u siguruar është një shkelje, atëherë kur i biri pësoi një aksident në detyrë e sipër dhe veç problemeve shëndetësore ai nuk kishte mundësi të paguante shpenzimet mjekësore.

Shtetasi me inicialet F. S sipas burimeve të gazetës Si u bind për të njoftuar policinë pasi djali i tij u dogj dhe punëdhënësi, ndërkohë kërcënoi familjen që mos të tregonin. Sipas burimeve të gazetës Si, 50 vjecari i thotë policisë “im bir u punësua si kamarier në restorantin e shtetasit S. D. Meqënëse nuk kishte punë në lokal, pronarja e dërgoi djalin tim të punonte tek shtëpia e tyre private. Ai ka qenë duke pastruar dhe djegur disa barishte në vilën e tyre private që gjendet ngjitur me batalionin e transportit të ushtrisë. Gjatë punës im bir u dogj duke pësuar dëmtime të mëdha trupore”.

Më tej babai kujton se si pronari e telefonoi duke i thënë ; hajde merre, nuk dimë ku ta cojmë, çoje në spital.

“Kam vajtur me makinën time, ndërkohë që E. e solli nga shtëpia tek lokali ku djali punonte. E mora me bashkëshorten dhe e dërgova në spitalin e djegieve tek Nënë Tereza”, i thotë komisariatit numër 6 kallzuesi.

Sipas burimeve rezulton që i riu është trajtuar për plagët e rënda në repartin e djegie plastikës deri në fund të muajit korrik. “Im bir edhe kur doli nga reanimacioni mjekohet njëherë në dy ditë në spitalin e djegie plastikës”, përmend 50-vjeçari.

Por gjendja është kthyer konfliktuale mes familjes së punëtorit dhe punëdhënësit pas indiferencës së tij për shpenzimet mjekësore.

“E . telefonoi djalin dhe i tha pse merreni me avokatë dhe polici? Mos i bëj gjërat pas shpine, shton kryefamiljari nga fshati Maknor. Bazuar në këtë komunikim vëllai i të plagosurit ka shkuar për të takuar pronarin dhe ka marrë pagesën. Por pas këtij casti punëdhënësi ka reaguar duke kërkuar llogari se përse ia kishin nisur familjarin “ apo si të fortë” dhe më pas e ka pushuar kamarierin nga puna.

Policia mësohet se ka administruar dëshminë e të plagosurit. “Kur nuk kishte punë më dërgonin të bëja punë tek shtëpia e tyre dhe për sigurimet nuk kemi diskutuar asnjëherë”, thekson XH. S.

Punëdhënësit justifikohen se nuk e siguruan të riun pasi e kishin në provë për dy javë dhe se nëse do bindeshin do ta punësonin.

“Në shtëpi ata shkuan për të bërë pastrim pa dijeninë time, – nënvizon pronari, i cili pavarësisht kësaj deklarate rrezikon të hetohet për punësim të paligjshëm.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

10 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

28 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

36 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

43 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago