Categories: Uncategorized

Fevziu kujton ndihmën e Italisë: Dërgimi i mjekëve ishte detyrim historik

Moderatori dhe gazetari i njohur Blendi Fevziu e ka konsideruar jo vetëm solidaritet nga Shqipëria dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, por edhe “detyrim historik”.

Me një shënim në facebook, Fevziu kujton disa raste kur Itali i ka shtrirë dorën e ndihmës Shqipërisë, e mes tyre edhe gjatë eksodit masiv të viti 1991.

Postimi i plotë:

Lexova qe Shqiperia po dergon ne ndihme te Italise nje kontigjent prej 30 mjekesh dhe infermieresh. Ne momente fatkeqesish ai qe vlen me shume eshte solidariteti. I cdo lloji qofte. Por ky per ne nuk eshte vetem solidaritet, por edhe detyrim historik. Me 1991, Italia mori persiper garantimin me ushqim te shqiptareve, madje beri edhe shperndarjen e ndihmave permes Operacionit Pelikan, se ne s’kishin mundesi; me 1997, 80 % e forces se Operacionit Alba dhe komanda e tij, perbehej nga ushtria Italiane. Per te siguruar rendin publik qe vete ne e kishin shkaterruar; ne Shkurt te ketij viti Itali ishte donatori kryesor per pasojat e termetit. E gjitha bota po solidarizohet me Italine. Ne nuk mund te ishim ndryshe. Solidaritet, nuk do te thote te te ndihmojne vetem kur ke nevoje, sic kemi bere ne me Italine deri me sot, por edhe t’jua kthesh ndihmen kur te tjeret gjenden keq. Nuk po flas per mbeshtetjen politike qe Italia na ka dhene historikisht. Respekt per kontigjentin shqiptar qe gjendet sot atje.

të fundit

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

2 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

39 minutes ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

41 minutes ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

1 hour ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

1 hour ago

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…

2 hours ago