Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj politikanëve për vrasjen e ish- deputetit të PD-së, Azem Hajdarin.
Teksa shprehte nostalgji për kohën kur përballë kishte Fatos Nanon, gazetarët në studion e “Opinion” i kanë kujtuar që dikur e kishte akuzuar për vrasjen e ortakut të tij më të ngushtë.
Pyetje: Ju e keni akuzuar si porositësin e vrasjes së Azem Hajdarit? Si flisni kështu për Fatos Nanon?
Sali Berisha: E kam akuzuar në fillim. Sot nuk mund ta them se ai ishte. Kur them 100% për Fatos Klosin dhe Skënder Gjinushin, nuk them dot për Fatos Nanon.
Akuza të kota nuk mund të bëj. Atëkohë e bëra se Nano ishte kryeministër dhe atë e vranë njerëz me uniformë. Nuk e heq akuzën ndaj Fatos Klosit.
Fëmijët e një kopështi shtetëror në qytetin e Gramshit janë paraqitur në spital me të vjella dhe temperaturë të lartë.…
Këngëtarja u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100% pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.…
Ndërhyrjet estetike po kryhen gjatë gjithë vitit dhe nuk janë më vetëm një trend i të rinjve. Sipas kirurges estetiste…
BERAT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistruar me lëndë plasëse në një lokal në Berat.…
Përcillet sot në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës.…
Ylli televiziv, Kylie Jenner duket si sirenë e viteve 1990 në fotosesionin e fundit për markën e saj të veshjeve…