Categories: Uncategorized

Fatmir Xhafaj kritika ndaj propozimeve të Ramës: Ndërhyrje në Reformën në Drejtësi

Ligjit special i quajtur nga kryeministri Rama, “antiKÇK” u prezantua si një iniciativë e cila do të godiste prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar ndërsa deri më tani kemi parë të shtrihet vetëm në dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të personave që dyshohet se kanë vënë pasuri në rrugë kriminale dhe të plaigjshme dhe në asnjë rast ndaj anëtarëve të drejtësisë.

Sot Kuvendi ka miratuar ndryshimin në projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i cili është pjesë e Reformës në Drejtësi. Në këtë mënyrë “KÇK” nuk do të jetë më objekt i punës së ligjit special të paralajmëruar dhe miratuar nga kryeministri Rama por ndaj tyre do të merren masa të reja në bazë të ndryshimeve të bëra ditën e sotme në ligjin e Reformës në Drejtësi.

Këto ndryshime u miratuan me 87 vota pro, ndërsa brenda mazhorancës pati figura të cilat ishin kritike dhe patën rezerva për ndryshimet dhe njëri prej tyre ishte ish-ministri i Brendshëm, Xhafaj i cili është dhe një nga hartuesit e Reformës në Drejtësi. Ai tha se problematikat që shfaqen nga zbatimi i ligjit nuk duhen zgjidhur duke ndryshuar ligjin.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit. E shoh shumë pozitive faktin që na u tha në komision se së bashku me misionet partnere është bërë një analizë e thelluar për të kuptuar çfarë është pjesë e gabimeve tona dhe çfarë është pjesë e nevojave që ka për t’u mbështetur me ndryshime në ligjet përkatëse”, tha Xhafaj.

Duke vlerësuar rolin e KLGJ dhe KLP deri tani në proces, Xhafaj shtoi se ka rezerva në punën e këtyre institucioneve pasi sipas tij ato ende nuk kanë gjetur “rolin dhe përgjegjësinë e tyre”, dhe se në disa aspekte janë “jo efiçente”, dhe se disa nga komponentët e tyre “nuk kanë një kuptim të drejtë mbi rolin e tyre në këto struktura, frymën e re që do duhej të përçonin”

të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

20 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

22 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

40 minutes ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

54 minutes ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

59 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

1 hour ago