Categories: Uncategorized

Fatjona Dhimitri ngre tonin ndaj Lleshajt: Si e justifikoni dhunën e policëve?!

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri gjatë interpelancës për dhunën policore gjatë protestës së Teatrit, drejtuar ministrit të Brendshëm Lleshaj.

Mes të tjerash, Dhimitri i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se si e justifikon ai sjelljen e policisë.

Të lidhura

None found

“E kam iniciuar këtë interpelancë, duke marrë shkas nga dhuna barbare nga individë të veshur me uniforma policie gjatë operacionit të një shembje të historisë së vendit tonë, Teatrit Kombëtar. Mendova se ndonjë prej ushtarëve të zellshëm të pushtetit, do të kishin kurajo që t’i dilnin shqiptarët përballë, për të realizuar një dëgjesë.

Por më kërkohet mbyllja e gojës, për të vijuar më tej me heshtjen patetikë të plan prishësve. Po si mund të bjerë në veshë të shurdhër shembja e trashëgimisë kulturore?! Askujt nga qeveria, duke nisur nga organizatori, kryeministri, ekzekutorët, kryetari i bashkisë moniste, dhe ministrit të Brendshëm, s’ju bë vonë dhe duke përfituar nga errësira dhe pandemia globale, të godasin teatrin. Kanë hyrë në mënyrë barbare me armë zjarri, duke përdorur gaz lotsjellës, e duke i goditur gjithandej dhe duke i arrestuar me 20 policë për person.

Dhuna e përdorur ndaj publicistit të njohur, Alfred Lela, është fakt i pamohueshëm i dhunës prej efektiveve. Protestuesit kanë qenë në të drejtën e tyre. Ata po protestonin paqësisht, asnjëri prej tyre nuk ka qenë I dhunshëm me policinë. Konfrontimin e ka nisur policia, duke I shtyrë, nxjerrë krahët e përdorur forcën. Policët ishin disa herë më të lartë në numër se protestuesit, edhe pse këta të fundit nuk paraqisnin aspak rrezikshmëri.”, tha Dhimitri.

të fundit

Foda shpreson që Dalipi të zgjedhë Kosovën

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar se ka pasur bisedime me sulmuesin Lutfi Dalipi. Ai thotë se ka pasur…

5 minutes ago

Hoxha akuzon drejtoreshën e ISHP-së për kërkesën që komunikimi zyrtar të bëhet vetëm në maqedonisht; kritikon heshtjen e VLEN-it

Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…

9 minutes ago

Mediat turke e krahasojnë Ernest Muçin me Zinedine Zidane

Ernest Muçi po konsiderohet lojtari i momentit në Turqi [...]Read More...

10 minutes ago

Komisioni parlamentar miraton katër projektligje për bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen…

11 minutes ago

Kosova me sytë nga kualifikimet për Evropianin, Foda ndjek lojtarët në vend dhe jashtë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur edhe për planet afatgjata të Kombëtares, duke theksuar se përveç përgatitjeve për ndeshjet…

11 minutes ago

FFK konfirmon dy mungesa për shkak të lëndimeve; Enis Rexhepi pret miratimin e FIFA-s

Menaxheri i Kosovës Bajram Shala thotë se Enis Rexhepit ende s’iu ka kompletuar dokumentacioni dhe janë në pritje të fjalës…

17 minutes ago