Categories: Uncategorized

Farmacitë “zbrazen” nga maskat, shqiptarët të frikësuar nga koronavirusi

Shqipëria është në ethet e koronavirusit i cili në Itali ka marrë 7 jetë.

Pavarësisht masave të marra, qytetarët kanë vendosur të marrin vetë masa për të parandaluar infektimin nga koronavirusi.

Në një vëzhgim, disa farmaci pranë QSUT-së në Tiranë, dhjetëra qytetarë dilnin të nervozuar pasi kërkonin maska mbrojtëse, por duket se ato janë më të kërkuarat aktualisht në farmaci dhe në shumë prej tyre mungojnë.

Në një prej farmacive maskat shiteshin me kursim. Farmacisti mundohej të qetësonte qytetarët që të mos frikësoheshin nga lajmet e ditëve te fundit dhe shpërndante ndërkohë më pak maska sesa i kërkonin.

Gruaja: Më jep 10 copë maska

Farmacisiti: 10 copë nuk ke çfarë i do, se do marrin dhe te tjerë por merr 4 ose 5 maska.

Gruaja: por unë hy e dal ne spital atje ka të sëmurë…
Farmacisti: Rrini pa merak se kjo te mbron sa te duash, ajo që ka ndodhur ne Itali nuk ka ndodhur në Shqipëri dhe çdo gjë është nën kontroll! Asgjë nuk ka! nuk ka asnjë lloj problemi!

Ka dhe nga ata qe sot kërkuan në farmaci gjithë kutinë me maska. Edhe antibakterialet e duarve ishin shumë të kërkuara pas maskave por nuk gjendeshin sepse disa njerëz janë treguar më të shpejtë .

Paniku është më kërcënues sesa virusi në vetvete shprehet farmacisti Hysni Roci, i cili kritikon raportimet e medias online dhe mundohet te përcjellë siguri dhe besim tek ata qe futen ne farmacinë e tij.

Disa qytetarë i pamë në ambientet ambientet publike me maska sakaq gjithë personeli mjekësor i kishte ato. Jashtë kamerave farmacistët thanë për Neës24 kanë bërë kërkesat e tyre për furnizim por deri tani nga pronaret e depove qe i shpërndajnë kane vetëm mbledhje supesh.

Kjo për shkak se prodhimi i maskave në botë nuk është i mjaftueshëm dhe kërkesa është shumë e madhe që kur virusi shpërtheu ne janar. Ata thonë se maskat që kishin ne magazinë janë dërguar me shumicë në Kinë, për të ndihmuar në kulmin e përhapjes së koronavirusit./news24

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

29 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

1 hour ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

1 hour ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago