Mbrëmjen e djeshme u transponuan drejt Tiranës një familje nga Vlora e cila dyshohet se është infektuar me koronavirus. Personat e infektuar janë të moshës 77 ,69, 50 dhe 24 vjeç. Ndërkohë, nipi i moshuarës 77-vjeçare shprehet se gjyshja e tij ishte me ftohje dhe më pas është telefonuar nr. 127.
Ai shton se mjekët u kanë ardhur në shtëpi dhe pas testimeve, i kanë urdhëruar që të nisen për Tiranë. Ai shprehet se kanë të gjithë kanë bërë testet, por deri më tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
“Kemi pasur gjyshen 77-vjeçare me ftohje, gjendje që e kalon çdo vit. Na u shqetësuam dhe donim ta çonim te një mjek. Për këtë, dje pasdite telefonuam urgjencën kombëtare, e cila na thotë që të kontaktonim mjekun e familjes. Morëm policinë që të kërkonim leje për të lëvizur, por nuk na dhanë.
Kontaktuam sërish me 127 dhe ata erdhën në shtëpi dhe na bënë analizat dhe na dhanë urdhër për të shkuar në Tiranë. Ne të gjithë kemi bërë testet, por përgjigjet akoma nuk kanë ardhur. Ne nuk kemi asnjë shqetësim, përveç gjyshes, e cila është sëmurë”, shprehet nipi i të sëmurës për “Oranews”
Sipas Silva Binos, drejtoreshë për sëmundjet infektive në ISHP, djali i ardhur nga Italia në datën 8 mars, ka infektuar gjyshen, babain, nënën dhe vëllain.
“Rastet kanë pasur kontakt me një person të ardhur nga Italia ditët e fundit, i afërm i tyre. Rastet e Vlorës janë në gjendje të mirë shëndetësore. Është kryer hetimi.” Djali i familjes ka ardhur nga Bergamo, më pas ka ikur në Gjermani në datën 20 mars.
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…