Një familje në Berat ka hapur dyert e zisë në këtë vit të ri për të përcjellë vajzën e shtëpisë vetëm 14-vjeçare.
Adoleshentja e cila jetonte në fshatin “Syzezë” në Urë-Vajgurore, Berat ka gjetur vdekjen pasditen e 1 janarit.
Vajza është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete. Pasi është transportuar në spitalin e Beratit, mjekët nuk kanë mundur dot të bëjnë gjë për ta mbajtur në jetë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është shtetasja me inicialet E.Ç., 14-vjeçe.
Trupi i saj është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide.
Ditën e sotme, në hapje të sezonit të 6-të të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama, ka folur për përmbytjet si…
Situata paraqitet kritike në disa zona të Bashkisë Lushnje, si pasojë e rritjes së prurjeve në lumenjtë Shkumbin dhe Seman,…
Moti i keq me reshje masive shiu vijon të mbajë të mbërthyer vendin, duke shkaktuar përmbytje në shumë qytete. Sipas…
Reshjet e dendura të dëborës, kanë shkaktuar probleme të shumta në disa njësi administrative të Qarkut Dibër. Prej ditës së…
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga Bashkia Klos, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e…
Përmbytjet janë një nga rreziqet më të mëdha natyrore që mund të prekë një vend, dhe pasojat e tyre për…