Categories: Uncategorized

Familja marton vajzën 15 vjeçare, policia u “prish” muajin e mjaltit

Një 15-vjeçare është martuar me një djalë 5 vjet më të madh. E për martesën e të miturës kishin rënë dakort edhe prindërit. Pas intervistimit nga policia, e mitura është dërguar në shtëpinë e saj, ndërsa 20-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.

Ishte martuar me një 20-vjeçar, por e mitura L.M. këtë veprim nuk e kishte bërë në mendjen e vet. Familja e saj e kishte lejuar të martohet, pavarësisht se kjo është e ndaluar.

Të lidhura

None found

Por, martesa nuk iu zgjati shumë. Policia i ra në gjurmë çiftit në një fshat të Malishevës, ku edhe i dërgoi në stacionin policor për t’i intervistuar.

20-vjeçari E.M. u intervistua si i dyshuar për veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”, ndërsa 15-vjeçarja L.M., në cilësinë e viktimës.

Çifti u intervistua në prani të avokatit mbrojtës, përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave, ku edhe e kanë pranuar se vepra penale është kryer me pëlqimin e tyre dhe familjarëve të tyre.

Tërë këtë ngjarje e ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

“Më datë 14.01.2020 Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë ka pranuar informatë për një rast ”Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç” sipas nenit 240 i Kodit Penal të Kosovës. Pas mbledhjes së informatave të nevojshme, sot më datë 16.01.2020 Sektori i Hetimeve Rajonale ka arritur të identifikoj, shoqëroj në objektet policore dhe të intervistoj të dyshuarin E.M. mashkull/shqiptar/kosovar me dl.1999 dhe viktimën L.M. femër/shqiptare/kosovare me dl.2004”, ka thënë Graishta.

Graishta ka treguar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa viktima është dërguar në familjen e saj, ndërkohë ai ka shtuar se hetimet për këtë rast do të vazhdojnë nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP Gjakovë.

Një rast tjetër i martesës së hershme kishte ndodhur në Gjakovë në muajin dhjetor të vitit që lamë pas.

14-vjeçarja nga Peja ishte martuar me një djalë 23-vjeçar nga Rogova e Gjakovës. Në më pak se një muaj martesë, ajo kishte kërkuar ndarjen, por nuk e kishte përkrahur askush. Duke mos parë zgjidhje, ajo kishte tentuar të vetëvritet, duke prerë damarët e dorës.

E mitura ishte kthyer në familjen e saj, por për këtë rast nuk do të mbeteshin pa u ndëshkuar prindërit e vajzës, ish-bashkëshorti dhe ish-vjehrri. Policia pati nisur hetimet ndaj këtyre katër personave të cilët e lejuan të ndodhte martesa nën moshën e pjekurisë.

Ndërkaq kujtojmë se për personat e moshës madhore që martohen me të mitur ka edhe ndëshkime penale të cilat përcaktohen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ky Kod Penal specifikon se personi i moshës madhore i cili lidh martesë me një të mitur të moshës 14-16 vjeçare mund të dënohet prej pesë deri në njëzet vjet.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

47 minutes ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

49 minutes ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

49 minutes ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

50 minutes ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

50 minutes ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

53 minutes ago