Policia e Rinasit ka goditur një tjetër rast të paligjshmërisë.
Eshtë arrestuar I. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i pasaportave ose vizave” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe GJ. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.
Shtetasi I. N. i ka shitur një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, shtetasit GJ. P., i cili ka tentuar të udhëtojë për në Angli.
Gjatë muajit shtator, nga Policia Kufitare e Rinasit janë evidentuar dhe goditur edhe 12 raste të tjera, konkretisht 7 raste për falsifikim të pasaportave dhe letërnjoftimeve, 3 raste për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm dhe 2 raste për mosdeklarim të vlerave monetare.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…