Categories: Uncategorized

Falsifikoi notat e nxënësit, drejtori i shkollës përfundon në polici

Policia ka ndaluar ish-drejtorin e shkolës së mesme pyjore në SHkodër, pasi akuzohet se ka falsifikuar notat e një nxënësi në vitin e dytë duke e bëre kalues.

Ish-drejtori Agron Ceka është ndaluar nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Të lidhura

None found

Ngjarja:

Ndonëse nxënësi ishte përjashtuar nga shkolla në dt. 27 mars 2019 ai është pajisur me dëftesë. Mësueset mohojnë që t’i kenë vendosur nxënësit nota kaluese.

Gazetarja: A keni firmosur ju qe ky nxenes eshte kalues?

Te dy mësueset pergjigjen: Jo.

I kontaktuar nga “BOOM” Agron Ceka pranoI se ka ndryshuar notat, por shprehet se ka vepruar nën presion.

Ceka: Unë e kam lëshuar atë dëftese. E kam marrë vendimin nën presion. Më kanë kërcënuar. Jam detyruar nga rrethanat për të marrë atë vendim. Jam i hapur të merret Prokuroria me këtë çështje.

Në shtator të vitit 2019 drejtori i shkollës së mesme pyjore jep dorëheqjen dhe në tetor emërohet drejtor i landfillit në Bushat.

Pavarësisht këtij fakti për 3 muaj ai ka mbajtur edhe vulën e shkollës.

Shefja e financës: Drejtori neri në 14 janar ka pasur të drejtën e firmës. Pas datës 14 janar është dorëzuar dhe vula.

Agron Ceka aktualisht është administrator i landfillit Bushat.

të fundit

Vedat Muriqi pas golit të fitores ndaj Liverpoolit: Fenerbahce tregoi madhështinë e saj

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.Skuadra turke përmbysi rezultatin…

1 minute ago

AUV launches oversight of the entire dairy chain, from farms to market

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…

6 minutes ago

Hoti: Over €2.5 million allocated to organizations providing social services

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…

7 minutes ago

Pandovski: Political influence and funding undermine judicial independence

Kryetari i "Transparency International" Maqedoni, Blagoja Pandovski pas publikimit të Raportit të KE-së për vendin theksoi mangësitë në sundimin e…

7 minutes ago

Janevska on investigation at Goce Dellçev University in Shtip: The person has been identified and will face the consequences

Policia ka hapur një hetim ndaj një punonjësi të Universitetit Goce Dellçev në Shtip për dyshime për korrigjime të paautorizuara…

7 minutes ago

Search for missing person in Elbasan suspended as building deemed unsafe

Ekspertët nga Ministria e Mbrojtjes vendosën që të pezullojnë operacionin e kërkimin e personit që është raportuar i zhdukur. Shkak…

8 minutes ago