“Dosjet po hetohen prej tre vjetësh por nuk kemi akuza nga prokuroria por vetëm lajme se po pengohet drejtësia…”
Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian Koordinatori i PPE Michael Gahler tha nuk po listoj të 15 kushtet por po ndalem tek njeri prej tyre; tek ai që ka të bëjë me blerjen e votës dhe me manipulimin e votës.
None found
“Ka dy çeshtje: dosja 184 ne Dibër dhe dosja 339 në Shijak. Ato po hetohen prej tre vjetësh por nuk kemi akuza nga prokuroria por vetëm lajme se po pengohet drejtësia.
Kjo edhe mbasi zyrtare nga shtetet antare kanë apeluar që në keto raste të ketë hetim e përballje me gjykatën.
A mendoni se do të kemi zhbllokim të ketyre dy rasteve kur të prezantoni Kuadrin Negociator?
A ja keni bërë të qartë këtë kusht qeverisë, shoqërisë civile dhe publikut shqiptar?”- tha Gahler.
Gjatë mbledhje së Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian Koordinatori i PPE Michael Gahler tha se Komsioni Europian ka detyrën të shpjegoi autoriteteve dhe publikut në Shqipëri se këto 15 kushte janë një gjë shumë serioze.
“A e ka bërë këtë Komisioni Europian? A e ka bërë ketë Delegacioni i BE në Tiranë? Pres përgjigje nga përfaqësuesit e Komisionit Europian që sot janë thirrur në mbledhjen tonë.” – tha Gahler.
Një 78-vjeçare është përplasur nga një automjet në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë. Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:15, ndërsa…
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi është…
Pas dorëheqjes së Jensen Huang, Nvidia përballet me sfidën e gjetjes së një drejtuesi të ri të përhershëm. Në garë…
Mesfushori i talentuar Lutfi Dalipi ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar, kështu mëson Telegrafi.Dalipi ka qenë emri më…
Gjykata e Posaçme ka shpallur së fundmi vendimin për 15 të pandehurit në dosjen e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme,…
Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Emiratet e Bashkuara Arabe, ku 14 persona kanë humbur jetën dhe 30 të…