Categories: Uncategorized

Eurodeputetët paralajmërojnë Ramën për dëbimin e gylenistëve: Nuk bëhet tregti me jetët e njerëzve

Eurodeputetët Ramona Strugariu dhe Vlad Botoș kanë shpjeguar edhe njëherë qëndrimin e tyre në lidhje me ekstradimet e turqve të dyshuar si gylenistë.

Strugaria tregoi se 9 eurodeputetë i kishin dërguar edhe një letër Ramës në lidhje me sjelljen që ky i fundit ka mbajtur në rastet e dy personave të ekstraduar në Turqi.

Të lidhura

None found

Ata thanë se Shqipëria duhet patjetër të zbatojë të drejtat e njeriut dhe të fillojë të sillet si vend europian.

Ramona Strugariu theksoi në Euronews se Shqipëria duhet të zbatojë standardet e BE-së.

“Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, dhe ky është një moment i shumëpritur dhe tejet i rëndësishëm për vendin, teksa ky i fundit ka bërë një rrugë të gjatë deri këtu. Por çfarë po ndodh tani, sa i takon të drejtave të njeriut, Konventën e Gjenevës dhe zotimet e tjera të Shqipërisë, nuk mund të kalojë pa pasoja ndaj rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kjo sepse BE-ja është thellësisht e vendosur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të jetëve njerëzore. Shqipëria nuk mund të bëjë tregti me jetët e njerëzve.

Ne e pamë se çfarë i ndodhi Harun Celikut pas ekstradimit. Ai u arrestua sapo zbriti në Turqi. Dhe në këtë pikë nuk ka më dyshime se e njëjta gjë do t’i ndodhë edhe Selami Simsek nëse Shqipëria vendos ta ekstradojë. I kërkoj z. Rama të ketë mirësinë që të mos shkojë edhe më thellë në të njëjtin drejtim të gabuar. Sepse bashkë me kolegë të tjerë jemi plotësisht të përgatitur që të reagojmë vendosmërisht dhe me një mesazh shumë të qartë, që asnjë vend që shkel të drejtat e njeriut nuk përket në Bashkimit Europian”, tha Romona Strugariu.

Vlad Botos, Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, tha se vendi nuk mund t’i kalojë vijat e kuqe që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

“Dua të theksoj se jam mbështetës i vendosur Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së për t’u bërë një anëtare me të drejta të plota. Gjithashtu, jam Zëvendëskryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë. Por nga ana tjetër, autoritetet shqiptare duhet të respektojnë të drejtat e njeriut, standardet demokratike dhe sundimin e ligjit. Këtu në Bashkimin Europian kemi disa vija të kuqe, përtej të cilave nuk shkohet. Dhe të drejtat e njeriut janë një prej këtyre vijave të kuqe.

Parlamenti Europian ka mbështetur fuqimisht hapjen e negociatave për Shqipërinë. Por çfarë ndodhi me rastin e Harun Celikut është diçka që nuk mund të përsëritet. Nuk mund të jetë ky shembulli i një vendi ku parimet e demokracisë dhe të drejtat e njeriut respektohen”, deklaroi Vlad Botos”-deklaroi Strugariu.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

7 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

8 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

8 hours ago