Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë sot në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.636 lekë, me një rënie prej 0.59 lekësh në raport me fundin e javës së kaluar.
Ky është niveli më i ulët që nga data 17 mars, kur sapo kishte filluar mbyllja e ekonomisë, si rezultat i masave që u morën për frenimin e përhapjes së Covid-19. Pas mbylljes, euro u rrit ndjeshëm, për të arritur në mbi 131 lekë në 30 mars. Më pas euro u stabilizua rreth nivelit të 124 lekëve.
Rënia e fortë e ditës së sotme është e lidhur më së shumti me efektet sezonale. Ndonëse me pak vonesë, fluksi i turistëve të huaj është shtuar, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia duke rritur ofertën për valutë në treg. Të dhënat zyrtare nga Doganat e Kosovës bënë të ditur se gjatë fundjavës, ishin rreth 30 mijë qytetarët të Kosovës që zgjodhën të vizitojnë bregdetin në Shqipëri, me 8 mijë vetura dhe mbi 50 autobusë.
Në kahun tjetër, kërkesa për valutë është e ulët, pasi shumë shqiptarë nuk ikin dot me pushime jashtë vendit, përveç Turqisë, për shkak se vendet e BE-së lejojnë të udhëtojnë vetëm shtetasit e tyre dhe personat me leje qëndrimi. Edhe qarkullimi i parasë në vend, ndonëse në gjallërim, sërish mbetet i ulët në krahasim me vitet e kaluara.
Nënçmim të ndjeshëm shënoi dhe dollari. Monedha e gjelbër u këmbye sot me 105 lekë, duke zbritur në nivelin më të ulët që nga mesi i muajit prill të vitit 2018, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.
Tradicionalisht gjysma e parë e gushtit shënon një rënie të valutave për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me ardhjen e turistëve dhe emigrantëve. Këtë vit në vend po vijnë me chartera vetëm turistë nga Polonia, Bjellorusia dhe Ukraina, ndërsa shumë më të mëdha janë hyrjet nga kufiri tokësor, nga Kosova e Maqedonia./Monitor
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…