Categories: Uncategorized

Eskperti i lartë thirrje prindërve: Mos ngatërroni koronavirusin me ftohjen e fëmijëve!

Fëmijët që vuajnë vetëm nga bllokimi dhe ‘hundët e lëngshme’ absolutisht nuk kanë koronavirus.

Një studiues dhe ekspert i lartë ka dalë në përfundimin pas studimit, se prindërit dhe mësuesit në këtë rast nuk kanë nevojë as të shqetësohen dhe as të marrin masa për të bërë tamponin.

Të lidhura

None found

Një fëmije më ftohjen e motit mund t’i ndodhë që brenda tre muajve të preket mbi 2-3 herë nga virozat dhe nisur nga fakti që kjo mund të ngatërrohen me simptomat e koronavirusit, studiuesit janë duke punuar për të ndihmuar sadopak në këtë drejtim.

paralajmëruar mes thirrjeve që britanikët të ndalojnë testimin e panevojshëm.

Profesori Tim Spector, nga “King’s College London”, për të siguruar prindërit se simptomat kur hunda është e lëngshme, së bashku me mbingarkesën dhe teshtitjen, tha se kjo është një ‘shenjë e sigurt’ se ata kanë një të ftohtë dhe jo Covid-19.

Matt Hancock ka pohuar se prindërit që kërkojnë të bëjnë teste për fëmijët, në vend që të mbrojnë fëmijët nga ftohjet, po kontribuojnë në rritjen e kërkesës për shërbimin e testimit të Covid në Britani, i cili ka krijuar kaos gjatë javës së kaluar.

Edhe në vende të tjera të Europës, me rifillimin e shkollës, situata paraqitet gati e njëjtë.

Tani frika është e lartë se shkollat ​​dhe zyrat edhe mund të mbyllen.

Njerëzit me simptoma të lehta nuk mund të provojnë nëse janë negativë. Zyrtarët thonë se një e katërta e britanikëve që testohen nuk janë ‘të ligjshëm’.

Sot u pohua se fiasko e testimit ka goditur pothuajse çdo shkollë në Mbretërinë e Bashkuar.

Deri në 25,000 mësues në Angli aktualisht janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetë-izolohen.

Profesor Spector, i cili drejton aplikacionin Studimi i Simptomës së Koronavirusit, tha se simptomat më të zakonshme të Covid-19 për fëmijët e moshës shkollore janë lodhja (55 përqind), dhimbjet e kokës (55 përqind) dhe ethet (49 përqind) .

Për krahasim, simptomat më të zakonshme tek të rriturit janë lodhja (87 përqind), dhimbja e kokës (72 përqind) dhe humbja e nuhatjes (60 përqind).

As fëmijët, as të rriturit, kur preken nga COVID nuk i kanë hundët të lëngshme. Në këtë rast ata ose janë të ftohur, ose janë prekur nga ndonjë virozë ose grip sezonal.

Situata mund të komplikohen edhe më shumë, kur moti të ftohen dhe numri i rasteve me viroza të shtohen, çka simptoma të tilla do të ngatërrohen me COVID dhe kjo mund të krijojë kaos në shkolla.

Në vendet e zhvilluara po punojnë ekipe të specializuara, që rekomandojnë mësuesit dhe prindërit, që të mos shqetësohen kur nuk ka vend për shqetësim, teksa po identifikojnë se cilat simptoma nënkuptojnë, se dikush nuk ka koronavirus.

Nga studimi që përfshiu të dhëna nga 4 milion njerëz u zbulua se hunda e lëngshme ishte një shenjë ‘e sigurt’, që dikush nuk kishte Covid-19.

Tim Spector tha se ka një ndryshim në simptoma edhe midis grupeve të moshave – dhe se temperatura e lartë standarde, kolla e vazhdueshme dhe humbja e shijes janë shenja, të cilat mund të kërkojnë testin e e tamponit.

të fundit

Egnatia gati për sfidën e Champions-it, Dede: Kemi besim te grupi, Xhemajli: Mbrojtja na jep siguri

Nevil DedePrag në ndeshjes që Egnatia do të luajë pikërisht sonte në mbrëmje përballë NK Celjes, kanë folur për mediat…

2 minutes ago

Avni Islami: Nuk ka motive etnike në aksionin e Ujmanit dhe veriut të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka deklaruar se aksioni shtetëror për rrënimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë bazohet në…

4 minutes ago

Messi u njofton shokëve të Argjentinës se finalja e Botërorit ishte lamtumira e tij ndërkombëtare

Lionel Messi thuhet se u ka thënë shokëve të tij të skuadrës te Argjentina se finalja e Kupës së Botës…

8 minutes ago

Sali: Integrimi në BE dhe reformat kërkojnë angazhim dhe mirëkuptim të gjerë politik

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në seancën e Këshillit Nacional për Integrim Evropian,…

11 minutes ago

Wizz Air zgjeron operacionet në Kosovë me bazë të re dhe avion modern, Kurti: Dëshmi e besueshmërisë sonë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka përshëndetur vendimin e kompanisë ajrore Wizz Air për të vendosur bazën e saj…

14 minutes ago

Lamtumira e një epoke: 11 emrat e mëdhenj që mbyllën ciklin me kombëtaret pas Kupës së Botës

Kupa e Botës ka shënuar fundin e një epoke për disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar. Nga…

19 minutes ago