Categories: Uncategorized

“Është vaj motori”, çfarë tha kapiteni i anijes që u kap në Vlorë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me transportimin e lëndëve të rrezikshme kancerogjene nga porti i Brindizit në Itali në drejtim të portit të Vlorës në Shqipëri.

Dyshohet se lënda e dyshimtë merrej nga firma e grumbullimit të mbetjeve “Kormuzi”, pronari i të cilit eshte arrestuar nga policia. Burime nga prokuroria thanë se ato vinin si produkte për firmën e pastrimit “Delfini 1” administratorja e të cilës gjithashtu është arrestuar.

Burime nga policia e Vlorës thanë për Abc Neës se janë marrë mostra nga materiali i gjetur në fuçitë me mbishkrimin “ENI”. Personat e arrestuar në dëshminë e tyre para hetuesve kanë thënë se në brendesi të fuçive kishte vaj për motorrin e tragetit. Nga mostrat e marra do të përcaktohet se çfarë përmbajnë fuçitë; vaj motorrit apo mbetje të tjera.

Po kështu të arrestuarit pretendojnë se në traget kishte një sasi lesh xhami që përmban amiant, por është perdorur per pastrimin dhe pak kohe me pare eshte kryer remonti i tragetit.

Gjatë kontrollit të hambarit të tragetit, policia e Vlorës ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë plot 40 metër kub, i cili është lesh xhami, material ky që shërben për izolimin e pjesëve të brendshme të anijeve, në mënyrë që uji të mos depërtojë në brendësi të mjetit lundrues. Veç këtij materiali policia e Vlorës ka sekuestruar dhe mbi 10 fuçi me mbishkrimin “Eni”, që dyshohet të jenë të një kompanie italiane nafte.

Lidhur me këtë ngjarje dhe pas dyshimeve të lindura për trafikim të pesticideve të rrezikshme për shëndetin dhe Kontrabandimit të mallrava, prokuroria e Vlorës, ka kryer arrestimin e Festim Tafa, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin, Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, A.B 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç.Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Cuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamofluar si produkte kimike pastrimi.

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

2 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

2 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

3 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

3 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

3 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

4 hours ago