Categories: Uncategorized

Ermal Mamaqi kalon ditëlindjen më të trishtuar të jetës: I lashë prindërve një tortë tek dera

Ditën e sotme, aktori dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi ka mbushur sot 38 vjeç.

Mirëpo, siç ai ka treguar vetë, kjo ka qenë ditëlindja më e trishtuar e jetës së tij.

Ermali nuk ka mundur dot ta festojë me prindërit, madje as t’u dhurojë një përqafim.

Për t’i mbrojtur nga virusi, ai i ka qëndruar larg pasi i ka lënë një tortë tek dera, ndërsa shkrimi i tij na i mbushi sytë me lot, shkruan Iconstyle.

“Miq faleminderit per urimet. Padyshim ditlindja me e trishtuar.
Desha të ndaj diçka me ju…

Sot paradite vajta te shpija prindërve dhe i lash një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë… filluan të dy të qanin. Une prita te shkoj ne makine qe te nxjerr lotet. Nuk di si tju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik.

2min qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Cudi e madhe, kemi qendruar larg njeri tjetrit shume here me gjate se kaq, dhe ska qene shume problem(te pakten nga une), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithe kjo lemeri qe po ndodh. Donim te perqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet… Mund te jete ne trupat tane dhe po ja ngjisim tjetri… Nuk e kisha menduar që do jetonim kto kohë. Por është mirë.

Po ndjejmë përsëri mall për njëri tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje.
E di qe dhe juve ju mungojne familjaret me shume se kurre kto dite. E di që mund ti keni lënë në shpitë e tyre. Ka disa që jetojnë vetëm atje ku janë… Qendroni te forte.

Prapë jam i lumtur. Po pres… Është duke ardhur diçka shumë e mirë… Mos harroni. Dhuratat vijnë përmes problemeve.
Ju përqafoj.”- shkruan Ermali në postim.

të fundit

Asnjë fitore përballë Letonisë, Shqipëria gati të “thyejë mallkimin” në Riga (STATISTIKAT)

Pas barazimit me Serbinë, Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë ndaj Letonisë. Duel ky që do të zhvillohet ditën…

56 seconds ago

“Kërcënime fizike, thirrje për luftë, skena të turpshme” – Federata e Futbollit e Serbisë ka reaguar në lidhje me atmosferën në “Air Albania”

Federata e Futbollit e Serbisë ka reaguar pas ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Shqipërisë në “Air Albania” në…

7 minutes ago

Nis në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn

Para pak minutash, ka nisur në Apelin e Posaçëm, seanca për çështjen që përfshin Erion Veliajn. Veliaj nuk është i…

12 minutes ago

Princi William në Monaco: Nga oqeanet varet jeta jonë

Princi William bëri një paraqitje të rëndësishme solo më 8 qershor në Monaco, duke theksuar gjithnjë e më shumë rolin…

21 minutes ago

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor në Vlorë, miqtë u bëjnë një murale në vendin e aksidentit

Miq dhe të afërt të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit, kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve,…

31 minutes ago

E vlerësoi atmosferën në “Air Albania” sa ishte në Tiranë – si i ndryshoi përzgjedhësi i Serbisë, Srojkovic, deklaratat pasi shkoi në Beograd

Federata e Futbollit të Serbisë ka lëshuar një komunikatë zyrtare pas barazimit me Shqipërinë në Tiranë (0-0). Në të është…

40 minutes ago