Categories: Uncategorized

Ermal Mamaqi ka një këshillë për shqiptarët: Kur të blini ushqimet mos harroni…

“Në atë orën që shkoni blini ushqimin për trupin, të shkoni të blini dhe një libër që të ushqeni mendjen…”

Aktori i humorit Ermal Mamaqi sugjeron qytetarët që kur të dalin dhe të blenë ushqimet, të marrin sipas tij edhe një libër për të ushqyer mendjen.

Mamaqi foli këtë pasdite për programin “Rudina” në Tv Klan në një lidhje në Skype.

Ermali tha se kohën e izolimit po e shfrytëzon edhe për të lexuar, si një mënyrë mjaft e mirë për të ushqyer mendjen.

“Nuk e di nëse janë hapur libraritë dhe bibliotekat, por do të ishte një ide shumë e mirë për mendjen që në atë orën që shkoni blini ushqimin për trupin, të shkoni të blini dhe një libër që të ushqeni mendjen.

Një libër shumë i mirë për të ushqyer mendjen është “Zbulo gjigandin brenda teje”, i Tony Robbins.

Unë po e rilexoj në fakt, se e kam lexuar dy herë, por është koha shumë e mirë për ta lexuar tani. Një nga gjërat që mund të mësoni aty është që çdo gjë që ndodh, ndodh për një arsye të mirë.

Ajo që ndodh nuk është ajo që ndodh, por është ajo që si ti e interpreton atë që ndodh. Për ca njerëz, kjo që po ndodh tani është e tmerrshme, por për ca njerëz mund të jetë shumë e mirë. Është në dorën tuaj ta përcaktoni.

Unë dua t’ju them gjithë njerëzve që ta shfrytëzojnë këtë kohë për një fokus tek vetja dhe të orientohen drejt një mënyre si të arrijnë kualitetin e vlerave të veta”, tha Mamaqi.

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

51 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

1 hour ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

1 hour ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

2 hours ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago