Categories: Uncategorized

Erion Dasho nxjerr prapaskenat e asaj që po ndodh me koronavirusin në Shqipëri

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, teksa bën një përllogaritje të shifrave të bëra publike të infektimeve, ngre shqetësimin nëse a ka mbetur në Shqipëri një burim informacioni i besueshëm, pasi këto statistika paraqiten në jo kap raste kontradiktore.

Ai thotë se qytetarë të shumtë janë duke u ndjekur në shtëpi, deri edhe me burime oksigjeni dhe procedura të avancuara mjekësore si CPAP. Po kështu, pesë të rinj ishin trajtuar nga COVID në Turqi.

Të lidhura

None found

Në morinë e shumë informacioneve, ai kërkon të dijë sa të sëmurë nga COVID-19 kemi në spitalet tona, dhe sa të vdekur ka në Shqipëri.

Statusi:

COVID NË SHQIPËRI: A KA DIÇKA QË MUND TË BESOJMË?!

Për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, dje u raportuan mbi 150 të shtruar, duke përmbushur edhe një tjetër prej kritereve të alertit që ministria dhe komiteti përcaktuan vetë në maj.

Paralelisht u raportuan edhe 40 raste të tjerë të cilët janë “shëruar” nga COVID por ende mbahen në spital.

Ndërkohë janë edhe rastet e dyshuara, pra persona tek të cilët kuadri klinik, laboratorik apo imazherik flet për COVID, por që testin e tamponit e kanë negativ. Të dhënat jo zyrtare, flasin se këta persona janë më të shumtë në numër se personat e konfirmuar me COVID në dy spitalet COVID 1 dhe 2.

Qytetarë të shumtë raportohet se janë duke u ndjekur në shtëpi, deri edhe me burime oksigjeni dhe procedura të avancuara mjeksore si CPAP.

Së fundi, vetëm në një bisedë një orëshe dje, mësova të paktën pesë emra të rinj të cilët ishin trajtuar nga COVID në Turqi.

Ndërkohë çdo ditë dëgjojmë termin idiot të “personave që humbin betejën me COVID”, reminishencë e muajve të karantinës kur COVID quhej armik dhe përpjekja për kontrollin e tij luftë.

Nuk raportohen personat që humbasin jetën nga grupi i pacientëve të dyshuar (që mendohet se janë të paktën aq sa ata që raportohen), personat që humbin jetën pasi dalin nga spitali dhe personat që vdesin në shtëpi.

Që në fillim të epidemisë i kam quajtur vdekjet si i vetmi informacion i besueshëm, i raportuar deri diku saktësisht, por në kushtet e reja të krijuara pas mesit të qershorit, unë kolegët dhe qytetarët kemi të drejtë të kërkojmë transparencë dhe të pyesim:

SA TË SËMURË NGA COVID KEMI NË SPITALET TONA DHE SA TË VDEKUR NGA COVID KA NË SHQIPËRI?!

A KA MBETUR NË KËTË VEND NJË BURIM INFORMACIONI TË CILIT MUND T’I BESOSH?!

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago