Legjenda e futbollit turk, Hakan Sukur është një armik i Presidentit Erdogan.
Ish-heroi kombëtar tashmë është shpallur person “non grata” në Turqi pasi në vitin 2011 ai iu bashkua partisë AKP.
Tashmë ish-kapiteni i kombëtares ndodhet në Washington, ku ka filluar një punë të re që askush nuk mund ta besojë pasi punon si drejtues për kompaninë UBER (shërbim taksi).
“Aktualisht jam duke jetuar në Uashington, punoj si taksist. Erdogan mori gjithçka nga unë. Mori të drejtën për të jetuar, punuar dhe shprehur mendimin në vendin tim. Dyqani i gruas sime u shkatërrua nga vandalët, fëmijët e mi bezdiseshin në rrugë. Kam marrë kërcënime pas intervistës që dhashë. Kur u largova në vitin 2015, burgosën babain tim dhe konfiskuan pasurinë time.
Prindërit e mi janë të sëmurë me kancer dhe nuk mund të kthehem e t’i takoj. Kur isha anëtar i partisë së Erdogan, Turqia ishte një vend me standardet e Bashkimit Europian dhe kishte shumë financime. Por, politika e Erdogan ka bërë një hap pas dhe është kthyer drejt Lindjes së Mesme.
Grushti i Shtetit në vitin 2016- Askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegonte çfarë roli kisha unë. Kam bërë vetëm gjëra në përputhje me ligjin, nuk jam një terrorist apo tradhtar. Adhuroj flamurin dhe vendin tone”, u shpreh Hakan Shukur.
Ikona e Turqisë numëron 112 ndeshje me kombëtaren dhe plot 51 gola. Ishte Sukur që e udhëhoqi kombëtaren turke drejt vendit të tretë dhe historik në Kupën e Botës në vitin 2002. Hakan Sukur është me origjinë shqiptare.
Pas dorëzimit të të gjitha kutive në KZAZ-të e qarkut Vlorë, ka nisur procesi i numërimit në Delvinë, teksa pritet…
Mirlind Daku i dhuron fitoren Rubin Kazanit. Në ndeshjen delikate ndaj Rostov në elitën e kampionatit rus, sulmuesi i kombëtares…
Nis numërimi në Tiranë, hapen kutitë e para në Njësinë 2 dhe Njësinë 3. Numërohet kutia e parë në Tiranë,…
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar në një lidhje me emisionin Opinion, se pse rezultati i votimit në bashkinë…
Tensione raportohen te Parku Olimpik në Tiranë, aty ku janë votat e diasporës. PD ka ndryshuar numëruesin. Numëruesit e PD…
Policia e Pogradecit ka bërë të ditur se ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohet se kanë dhunuar…