Categories: Uncategorized

Erdhi për plazh në Durrës, pushuesit nga Zvicra i grabisin makinën luksoze dhe mijëra franga

Policia e Durrës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen se nën kërcënimin e armës, i kanw grabitur automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës.

Kastriot Ramazani, Hamid Skuqi dhe Gazmend Doçi janë vënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë grabitur pushuesin.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar.

Njoftimi i plotë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ndjekja”.

I vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës, por përfundojnë në prangat e Policisë.

Falë reagimit profesional dhe në kohë të shërbimeve të DVP Durrës dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe në fushën e vjedhjes së pronës.

Gjatë operacionit u bllokua në cilësinë e provës materiale mjeti i vjedhur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit ne në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës, një shtetasi me banim në Zvicër i kishin marrë mjetin nën kërcënimin e armës dhe ishin larguar, menjëherë organizuan punën dhe falë reagimeve të shpejta e profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndjekja”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

K.R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P. dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D.

H.S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve u arrestua dhe shtetasi G. D., 42 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit H. S. dhe K. R. dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë automjetin tip “Audi Q5” dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit G. D., për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte Policia.

Dy shtetasit, për t’i shpëtuar Policisë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur bashkë me shtetasin G. D., pas ndjekjes dhe punës profesionale të kryer nga shërbimet e Policisë.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

Mes shumë aludimesh dhe hipotezash që qarkulluan pas largimit të Albës nga Ferma VIP, një ndër më të përfolurit ishte…

43 minutes ago

Presidenti Begaj pret Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu: Të thellojmë bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Tiranë Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, e cila ndodhet në…

48 minutes ago

Shqipëri-Francë, memorandume për turizmin dhe energjinë, Rama e Macron prezantojnë projektet

Kryeministri Edi Rama priti mëngjesin e sotëm Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Pritet që dy liderët pasi të zhvillojnë…

1 hour ago

NGËRÇI POLITIK/ Sot, tentativa e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot mbahet vazhdimi i 17-të i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të kuvendit të Kosovës. Vazhdimi i seancës…

2 hours ago

VIDEO/ Rama pret në Kryeministri Presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Kryeministri Edi Rama priti mëngjesin e sotëm Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e…

2 hours ago

Nis numërimi i votave nga Greqia, hapen kutitë e para. Gjekmarkaj dhe Balla ndjekin procesin

Ka nisur numërimi i votave të Greqisë në Parkun Olimpik. Janë rreth 50 mijë vota të mbërritura me zarfe nga…

2 hours ago