Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet se për shkak të stuhisë së erës këtë të dielë, janë lënduar 3 persona.
Në një intervistë për Tch, Veliaj është shprehur se lëndimet nuk kanë qenë serioze. Më tutje kryebashkiaku ka deklaruar se si pasojë e erës kanë ndodhur në Tiranë rreth 100 incidente.
“Kemi pasur rreth 100 incidente të regjistruara në Tiranë. Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, është ndoshta ajo më e padëmshmja, sepse është artificiale dhe plastike.
Ndërkohë që pemët shekullore, ato përgjatë Bulevardit, si te kryeministria, pema e fundit që sapo ra te Presidenca, apo pemët përgjatë bulevardit rreth lumit Lana, kanë qenë ato më problematiket. Kemi pasur rreth 100 incidente të tilla, fatmirësisht pa të lënduar rëndë.
Kemi vetëm 3 raste të lënduarish momentalisht në spitalin e Traumës. Kryesisht nga tjegulla, apo parapeta të rëna nga pallatet. Ndaj edhe këshilla për gjithë qytetarët është rrini brenda, sot është një ditë pushimi.
Nuk ka asnjë arsye madhore për të qenë jashtë, në momentin që sipas sinoptikanëve vazhdojnë erërat e forta. Është një erë jashtëzakonisht e lartë. Parashikohet që deri në orën 6-7 të mëngjesit këto erëra të jenë kthyer në normalitet”, deklaroi Veliaj. /tch
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…