Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, shpjegoi arsyet pse Shqipëria po e kalon shumë më lehtë pandeminë Covid-19 sesa fqinji i saj, Italia, që është një nga vendet më të goditura në botë.
“Na kanë ndihmuar karakteristikat e popullatës, që ndryshojnë shumë nga ajo italiane. Ajo italiane është e dyta në botë me popullatën më të vjetër, ndërsa Shqipëria ka moshën e dytë më të ulët në Evropë.
Gjithashtu, ne jemi rritur në kushte jo aq sterile sa Italia e Veriut, ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me bakteret dhe viruset, duke pasur kështu një sistem imunitar më të mirë.
Edhe Italia e Veriut ka ndryshim me Italinë e Jugut po ta vini re me kujdes. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj baktereve bëri që imuniteti jonë të ishte gati. Patjetër që kanë kontribuar edhe masat, që ishin më të rrepta dhe u morën më shpejt sesa në Itali”, theksoi Alimehmeti.
Epidemiologu nënvizoi se lirimi i masave është i drejtë, duke parë situatën ku ndodhemi.
“Jemi në përdorim minimal të kapacitetit spitalor, prandaj ka kuptim që të lirohen masat. Nëse shifrat bëhen alarmante, që do të thotë 20-fish i nivelit që është sot, mund të kthehemi pas”, tha Alimehmeti./A2
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…