Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në facebook ka hedhur dritë mbi situatën e pandemisë në nivel global por duke iu referuar rastit specifik spanjoll.
Alimehmeti paraqet një studim të Institutit Të Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid, në të cilin paraqiten përqindja e vdèkshmërisë sipas grupmoshave ndër rastet e zbuluara si dhe përqindja e vdèkshmërisë e të gjitha ínfektimeve totale. Të dhënat tregojnë se vdèkshmëria nga Covid është shumë herë me e vogël se gripi i zakonshëm për moshat nën 50-vjeç.
“Fríka është armiku i logjikës” Cit.: Frank Sinatra
E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi! Është më e ngadaltë se imagjinata, por gjithmonë del në shesh herët a vonë! Spanja u godit fort nga COVID-19 dhe ishte shteti i dytë ku shqiptarët i mbanin sytë, jo sepse ishte më mirë se Italia, por sepse për ne ishte më larg se Italia gjeografikisht dhe sociologjikisht.
Që në fillim njerëzit u tmerruan nga përqindjet e larta të vdèkjeve, por harruan që shumica dërrmuese e ínfektimeve nuk zbuloheshin fare.
Kujdes: për të sqaruar këtë duhet të kemi të qarta dy terma:
CFR (case fatality rate) është përqindja e vdèkshmërisë ndër rastet e zbuluara (e vërteta e pjesshme).
IFR (ínfection fatality rate) është përqindja e vdèkshmërisë e të gjitha ínfektimeve totale (e vërteta e plotë).
Shifra e vërtetë është IFR-ja, por që njëkohësisht është edhe më e vështirë të përftohet, do kohën e saj por del herët a vonë. Studimi zyrtar kombëtar në Spanjë, i zhvilluar nga Instituti i Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid zbuloi dhe publikoi shifrat e vërteta të ínfektimeve dhe vdèkjeve në Spanjë. (linku në fund të postimit). Institutional Revieë Board of the Institute of Health Carlos III (Register number: PI 39_2020)
Në detaj IFR-të sipas gjinive dhe grupmoshave të ndryshme janë si më poshtë:
IFR te meshkujt:
0–9 vjeç = 0.00%; 10-19 vjeç = 0.00%; 20-29 vjeç = 0.01%; 30-39 vjeç = 0.03%; 40-49 vjeç = 0.09%; 50-59 vjeç = 0.38%; 60-69 vjeç = 1.50%; 70-79 vjeç = 4.95%; ≥80 vjeç = 11.62%
IFR te femrat:
0–9 vjeç = 0.00%; 10-19 vjeç = 0.00%; 20-29 vjeç = 0.01%; 30-39 vjeç = 0.02%; 40-49 vjeç = 0.05%; 50-59 vjeç = 0.17%; 60-69 vjeç = 0.53%; 70-79 vjeç = 2.01%; ≥80 vjeç = 4.62%
Siç e dimë, ka një ndryshim shumë të madh të IFR-së në lidhje me moshën.
Duke qënë se IFR-ja e gripit sezonal është rreth 0.1%, mund të shohim fare qartë që moshat deri në <50 vjeç kanë IFR më të ulët se sa gripi sezonal. Për moshat ≥50 vjeç, risku hipën në mënyrë eksponenciale dhe e tejkalon shumë më shumë gripin sezonal. Element tjetër që vërehet në studim është ínfektimi më i lartë në moshat aktive (20-69 vjeç) në të dyja gjinitë. Pra, mos u çudisni me “hije dyshimi” të tipit “TANI PO SËMUREN MOSHA MË TË REJA”! Kjo është dinamikë normale e popullatës: Moshat aktive mbajnë peshën e familjes, punës dhe shoqërisë; Moshat e brishta (të moshuar dhe fëmijë) mbrohen nga moshat aktive Pra, pavarësisht nga mosha, ruajmë masat e distancimit dhe të higjienës që të ruajmë kryesisht moshat e vjetra! Fatmirësisht, mund të qetësohemi psikologjikisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë! Këto shifra duhet të informojnë edhe politikë-bërësit dhe vendim-marrësit për individualizimin dhe përshkallëzimin e masave sipas kategorive të riskut dhe jo me formatin “e njëjta masë për të gjithë”! Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…