Categories: Uncategorized

Epidemiologu: Efektiviteti i vaksinës anti-COVID nuk do jetë më shumë se 50%

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se fakti që vaksina anti-COVID duhet të prodhohet për një kohë shumë më të shkurtër nga mesatarja e kohës që i duhet një vaksine të jetë gati në kushte normale, do të bëjë që efektiviteti i saj të mos jetë 100 për qind, por vetëm 50 për qind.

Nga ana tjetër sipas tij, gara mes vendeve për të prenotuar një vaksinë e cila ende nuk është gati dhe ende nuk ka rezultuar e suksesshme në të gjitha provat klinike, duket një nismë që mbart me vete riskun e saj.

“Bota kërkoi që vaksina të bëhej shumë shpejt. Vaksina do 10-15 vjet dhe fakti që ne e kërkuar për 10-15 muaj sigurisht që do ketë ulje.

Nuk do ketë efektivitet 100 për qind, por diku tek 50 për qind. virusi jep mutacione ndaj vaksina mund të prodhohet vit për vit.

Disa shtete duket sikur po bëjnë investime në një gropë ku pallati nuk do të ndërtohet kurrë. Rezervojnë diçka që ndoshta nuk funksionon.

Sigurisht, e marrin më lirë njësoj si një apartament i prenotuar në gropë dhe më shpejt se të tjerët. Por nuk është i sigurt suksesi i vaksinës”, tha epidemiologu sot për Euronews Albania.

Epidemiologu e cilësoi pozitiv trendin në ulje të numrit të rasteve me COVID-19 në vendin tonë, që sipas tij është një prirje që pritej për gjysmën e dytë të muajit gusht.

Z. Alimehmeti tha se ulja e përqindjes së infeksionit nga 19 për qind, gradualisht në 14, 12. 6 dhe së fundmi 10 për qind është lajm i mirë, pasi është dëshmi e faktit se rastet me virusin janë gjurmuar dhe vatrat e infeksionit janë shuar.

“Lajm tjetër pozitiv është fakti se prej disa ditësh numri i rasteve të rejave me COVID-19 është më i vogël se numri i të shëruarve. Edhe pse fatkeqësisht në asnjë vend të botës hetimi epidemiologjik nuk mund t’i zbulojë të gjitha rastet”, u shpreh epidemiologu. /euronews

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago